Nën bekimin e SPAK, Dumani i krimit vendos gjoba dhe kërcënon nga qelia

Data

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, nuk e ndal aktivitetin as nga qelitë e burgut, ku veç gjobave që shkojnë deri në 400 mijë euro, vijon dhe me kërcënimet. Syri TV disponon video nga qelia e tij luksoze brenda 313 me palestër, kompjutera, kondicioner, teksa ky luks nuk besohet të ketë ndodhur pa bekimin e SPAK që drejtohet nga Altin Dumani. Alda Nikolli, e kërcënuar prej tij, ka vënë në dijeni prokurorët e SPAK për kërcënimet e Nuredin Dumanit. Banesa e Nikollit në Elbasan u bë objekt i një atentati me lëndë plasëse.

Shpërthimi me tritol në apartamentin e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, ku mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre, ktheu prozhektorët nga Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, që mesa duket as nga qelia luksoze e 313-ës, nuk e ka ndalur aktivitetin, duke vendosur gjoba, madje dhe brenda burgut dhe duke kërcënuar për interesat e tij financiare.

Në kohën kur mbipopullimi është kthyer në problemin më të madh për burgjet shqiptare, Nuredin Dumani, i vetëdorëzuar pas një atentati të dështuar, dhe personazhi kyç i dosjes ‘Plumbi i artë’, në qeli me bekimin e SPAK që drejtohet nga Altin Dumani, pjesëtar i së njëjtit fis, është privilegjuar, teksa aty ka palestër, kompjuter, kondicioner, internet dhe falë aplikacioneve mban komunikim dhe vijon i qetë aktivitetin e tij.

Redaksia investigative e Syri TV disponon mesazhe në platformat e rrjeteve sociale dhe video që faktojnë aktivitetin e Nuredin Dumanit, teksa, që këto materiale të censurohen, SPAK ka ndërhyrë në mediat kombëtare.

Syri TV disponon një video në qeli të Nuredin Dumanit, ku duket teksa bën palestër, teksa pajisjet e palestrës është krejt e dukshme që nuk kanë hyrë kontrabandë në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related