Aksidenti tragjik/ Autobusi u përplas me këmbën e mbikalimit, dyshohet se shoferin e kishte… ja sa viktima raportohen

Data

shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit tragjik mëngjesin e kësaj të premteje në provincën Polatli, pranë Ankarasë në Turqi, ndërsa 26 kanë mbetur të plagosur.

Një autobus pasagjerësh, i cili po vinte nga Izmiri doli nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe më pas me kolonat e një ure mbikalimi. Dhjetëra zjarrfikës ndërhynë për nxjerrjen e të gjithë pasagjerëve nga autobusi dhe më pas autoambulancat transportuan personat e plagosur drejt spitaleve të zonës. Guvernatori i Ankarasë deklaroi se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit. Ministri i Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor me tre prokurorë të cilët po hetojnë mbi shkaqet e aksidentin. Në provincën Polatli, korsia e rrugës ku ndodhi aksidenti u mbyll për qarkullim përkohësisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related