Dy Vangjelë (i LSI dhe i Ramës), si një simbol i votimeve shqiptarçe

Data

Nëse ndokush ka ende dilema për të kuptuar se sa rëndësi ka vota në Shqipëri, rasti i Vangjel Tavos është një ilustrim perfekt. Kur në prill 2021, ai konkuroi në zonën e tij, në Dropull, për ngjyrat e LSI-së, ai dështoi të zgjidhet deputet. Pas tre vitesh, ndonëse u katapultua në Himarë, ku nuk kishte as lidhje, as kontribute e as të shkuar, ai u bë kryetar bashkie.

Në zgjedhjet e përgjithshme, ndonëse mblodhi 12 % të votave ai nuk e kaloi dot pragun pasi, qeveria mbylli kufirin, i pengoi votuesit minoritarë të vinin në atdhe për të votuar dhe i siguroi PS një rezultat të pa imagjinueshëm, me 3 deputetë në Gjirokastër (Çuçi, Duraj, Kumbaro).

Ky rezultat në qarkun që gjithmonë ndahej 2 me 2 mes pushtetit dhe opozitës u bë i mundur edhe nga vendimi arbitrar i Ramës, i cili vendosi të prishë marrëveshjen e 5 qershorit, duke ndryshuar kushtetutën dhe hequr koalicionet, që do i kishin dhënë mundësinë Tavos të bëhej deputet.

Tre vite më pas, Vangjeli e pa që nuk i bihet murit me kokë dhe vendosi të bëhej pjesë e skuadrës që i ndryshon si ka qef rregullat e lojës. Ai kaperceu ylberin, u rikthye, si djali plangprishës tek rilindja me të cilën ishte ndarë që në 2007, harroi Metën dhe Berishën që e patën bërë ministër shëndetësie dhe vendosi ti shërbejë atij që ka ne duar dhe gurin dbe arrën. Që në dhjetor 2023 gazeta greke Kathimerini (linku poshte), njoftoi se pas një bisede telefonike dhe një takimi kokë më kokë, Rama kishte rënë dakord me ish deputetin minoritar për ta katapultuar në Himarë.

Nga ky moment Vangjeli i’a mbylli derën fatkeqësive. Kundër tij nuk do kishte më rregulla që ndryshoheshin gjatë lojës në favor te kundërshtarit. Tani prej tyre do të përfitonte vetë. Ai u hodh në fushë me avantazhin e parë ndaj rivalëve: mësimin se po fitove mund të burgosesh dhe se po të jesh pjesë e shtabit elektoral kundërshtar, mund të të dëmtohet biznesi apo hoteli në breg te detit. Ai u favorizua nga zgjedhje të shpallura blitz, në shkëlje të ligjit dhe ku KQZ dhe Presidentini Republikës, nuk patën durim të zbatonin as afatet e ankimimit të kryetarit të shkarkuar Beleri. Ai kishte lehtësinë të shtonte sa votues të rinj të donte përmes gjëndjes civile, ndërkohë që rivali u penalizua nga moslejimi për të votuar, i qytetarëve me datë të skaduar në kartat e identitetit (ndonëse ky parim ishte aplikuar më parë).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related