Skandali me ilaçet e skaduara, denoncimi i Voksht: Albana Fico “rol” kriminal në QSUT

Data

Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi falas”, sot pas më shumë se 11 vitesh qeverisje jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por pacientët shqiptarë janë detyruar të vuajnë si pasojë e korrupsionit galopant që ka përfshirë të gjithë sistemin shëndetësor.

Partia Demokratike ka akuzuar sërish Ministrinë e Shëndetësisë sa i takon medikamenteve të skaduara. Në një reagim për mediat, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka zbuluar “rolin kriminal” të ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Ficos e cila ka ndërhyrë në sistem.

Vokshi ka publikuar disa e-maile, që tregojnë se ish-drejtoresha e QSUT-së Albana Fico urdhëronte drejtorin e IT, Rigers Haxhirajn që të ndryshonte datat e skadencës së ilaçeve me qëllim që të trajtoheshin fëmijët e sëmurë.

Pas publikimit të emaileve, Vokshi tha se ministrja Koçiu dhe drejtoresha e QSUT-së duhet menjëherë të japin dorëheqjen pasi i gjithë sistemi shëndetësor është në një kolaps të vërtetë dhe pacientët nuk marrin asnjë shërbim.

“Shëndetësia e Rilindjes” ka dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilaçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit on line të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related