Ish-ministri Saimir Tahiri bëhet ortak në biznes me një trafikant dr***

Data

Jo vetëm në biznesin e ndërtimit, agroturizmit apo mjekësisë estetike. Duket familjarët e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë investuar edhe në biznesin e trasportit detar të udhëtarëve.

VNA shkruan se kompania “HTC Group” me përfaqësuese Fatlinda Tahirin, bashkëshorten e ish-ministrit të Brendshëm, ka marrë lincencë për trasportin detar të mallrave dhe udhëtarëve.

Sipas dokumentave zyrtarë në QKB, kompania “HTC Group”  e Fatlinda Tahirit zotëron 30% të kuotave të kompanisë “Albania Luxury Ferries” sh.p.k. që i është dhënë licenca për të transportuar udhëtarë me traget në linjën Sarandë-Korfuz.

Subjekti në fjalë rezulton se është themeluar me 7 dhjetor 2023, ndërsa data e regjistrimit është 04/01/2024.

Ortakët e tjerë të kësaj kompanie janë Evangelia Barmpagianni që zotërin 12.50 %, Stefan Kolonja, 15 %, Lori Sina 7.50 %, Konstantinos Antiochos, 12.50 %, Oltian Kapa 15.00 %, Entela Mekuli 7.50 %.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related