Berisha: Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn

Data

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha theksoi se Venezuela është shembulli që duhet të ndjekim, sepse fillimisht përmbyset diktatori dhe më pas shkohet në zgjedhje. Më tej Berisha në tubimin te “Rruga e Shpresës”, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen nesër në protestën e opozitës te bashkia. “Miqtë e mi, Edi Rama është i tronditur gjer në palcë. Rilindja është një stan banditësh, kaçakësh, kriminelësh, hajdutësh që me sulmin tonë të parë do t’ia mbathin.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, Venezuela është shembulli që na fton. Nuk shkohet në zgjedhje me diktatorin. Përmbyset diktatori dhe shkohet në zgjedhje. Rrofshi ju! Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn. Fitore, fitore, fitore. Rroftë Shqipëria!”, deklaroi dje ai. Po ashtu, lideri i opozitës, Sali Berisha ka sjellë si shembull rastin e Venezuelës, që sipas tij duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. “Këto ditë, të gjithë kemi ndjekur betejën e demokratëve të Venezuelës, që mbushën me guxim dhe heroizëm rrugët e Karakasit dhe qyteteve të tjera sepse fituan zgjedhjet, por Edi Rama i Venezuelës ua rrëmbeu ato, ua vodhi ato.

Duke shprehur mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e madh të PD për presidentin e vërtetë të Venezuelës, Eduardo Gonzales që u zgjodh me votën e qytetarëve. Duke dënuar me forcën më të madhe diktatorin Maduro, këtë pasardhës të Hugo Çavez, ftoj çdo shqiptar të nxjerrë mësime nga fati i demokratëve të Venezuelës. Me dhjetëra dhe qindra herë kam deklaruar këtu para jush dhe shqiptarëve, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Me Edi Ramën ka vjedhje të votës, vjedhje të votës, rrëmbim të mandateve dhe fitores. Të shkosh me Edi Ramën në zgjedhje, do të thotë të përsërisësh gabimin e rëndë të opozitës së Venezuelës, e cila për të satën herë fiton zgjedhjet, por më parë diktatori Çavez dhe tani diktatori Maduro iu grabisin fitoren, iu grabisin zgjedhjet. Ky mësim i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje ndaj dhe të gjithë në këmbë në betejën vendimtare për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitoren e opozitës”, nënvizoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related