Zjarret në vend, kreu i shërbimit zjarrfikës: Të qëllimshme disa prej tyre, problem shumë i madh djegia e mbeturinave

Data

Arben Cara kreu i shërbimit zjarrfikës, i ftuar në një studio televizive, foli për situatën e zjarreve në vend.

Ai tha se në vend ka pasur shumë zjarrvënie të qëllimshme. Cara tha gjithashtu se në Vlorë është bërë një problem shumë i madh djegia e mbeturinave, e cila është bërë e pamenaxhueshme.

“Landfilli i Vlorës është kthyer në një boomerang, pasi shpesh zjarrfikësit e Vlorës përballen me vatrën e zjarrit në këtë landfill. Aty krijohet një re e madhe tym. Është punuar 24 në 24.

Mbeturinat digjen pasi është një hambar i madh me mbeturina, gjë që e bën të pamundur që zjarrfikësja e Vlorës ta menaxhojë. Aty ka vetëm një zgjidhje që duhet ta ndërmarrë bashkia. Mbeturinat duhet të groposen, se sado ujë të hedhësh aty, është e pamundur të menaxhohet”,-tha Cara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related