Panorama.al ka siguruar foton e Dritan Dajtit në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.
Vrasësi i 4 efektivëve, ngjarje e ndodhur në gusht 2009, mori leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të së ëmës, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.
Ai u shoqërua në Tufinë, ku edhe do të prehet nëna e tij, nga dhjetëra forca policie.
Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit është kthyer në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ku edhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
