Në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës do të kenë të drejtën e votës 23 mijë e 74 zgjedhës, sipas listës së përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile. Nisur nga ky numër i himariotëve me të drejtë vote, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi këtë fundjavë edhe numrin e fletëve të votimit, që do të jenë 2% më shumë sesa numri i zgjedhësve dhe do të jenë 36 Qendra Votimi. Sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet për zgjedhjet për kryetar të bashkisë Himarë, duke shtuar 2% (përqind) mbi numrin e zgjedhësve, është 23.535 fletë votimi.
Gjithashtu, Komisioneri caktoi masën e shpërblimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të ZAZ-së nr. 88 dhe masën e shpërblimit për operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese; Kryetari dhe zv.kryetari i KZAZ-së do të shpërblehen në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sekretari i KZAZ-së do të shpërblehet në masën 47.500 (dyzet e shtatëmijë e pesëqind) lekë. Anëtari i KZAZ-së do të shpërblehet në masën 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë. Kryetari i KQV-së do të shpërblehet në masën 4.000 (katër mijë) lekë. Anëtari dhe Sekretari i KQV-së do të shpërblehet në masën 3.500 (tre mijë e pesëqind) lekë.
Anëtari i GNV-së do të shpërblehet në masën 6.000 (gjashtë mijë) lekë. Ndërsa operatorët teknikë për përdorimin e kamerës videoregjistruese në QV do të shpërblehen në masën 5 000 (pesëmijë) lekë. Komisioneri caktoi edhe Vendin e Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 88, Godina e Fushës së Sportit, Rruga “Apelistra”, salla e mbledhjeve e Këshillit Bashkiak, Bashkia Himarë.
Reagon OMONIA
Ndërkohë Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek, OMONIA ditën e djeshme ka dalë me një tjetër njoftimi për shtyp ku ka reaguar në lidhje me vërtetimet e pronësisë të cilat po shpërndahen në Himarë në prag të zgjedhjeve të pjesshme. OMONIA në njoftimin për shtyp denoncon shpërndarjen e këtyre vërtetimesh të pronësisë së shtëpive të vjetra në Himarë ndërsa shprehet se kjo është një gënjeshtër e radhës e pushtetit të kalbur e të korruptuar për të mashtruar votuesit. Sipas tyre, këto vërtetime janë fallco dhe se lëshimi i këtyre vërtetimeve në prag zgjedhjesh janë një vepër penale me ndikim të paligjshëm të zgjedhësit si dhe manipulim i elektoratit.
Më tej në njoftim thuhet se shtëpitë e himariotëve ndodhen aty preh qindra vitesh dhe kandidati Vangjel Tavo nuk mund ti vendosë në dyshim. Më tej OMONIA thekson se aleanca e Hajdutëve për bashkinë Himare u pa dhe u provua nga suporti i lalit të Tiranës të ardhur në Jalë për t’i vëne syrin pronave të Himarioteve autoktone. Më tej në njoftim thuhet se këta hajdutë nuk thonë gënjeshtra pasi ata janë vetë genjeshtra. “OMONIA Himare denoncon sot me vendosmeri dhe i ben me dije opinionit publik dhe votuesve se shperndarja e vertetimeve te pronesise per shtepite e vjetra banoreve dhe votuesve Himariote eshte genjeshtra e rradhes e pushtetit te kalbur e te korruptuar per te mashtruar votuesit Himariote.
Keto vertetime pronesie te shperdara nga Kandidati qe ka kapercyer 3 here ylberin ne politike vetem e vetem qe te jete brenda ne “tepsi” jane fiks si jeta e tij politike, nje miks mashtrimesh e premtimesh te pa mbajtura. Keto vertetime pronesie nuk jane certifikata pronesie, jane letra fallco! Keto vertetime te leshuara ne prag zgjedhjesh jane gjithashtu vepra penale ne seri, ndikim I paligjeshem ndaj zgjedhesve dhe manipulim i elektoratit. Keto vertetime pronesie per shtepite e vjetra jane nje fllucke elektorale. Shtepite e Himarioteve jane aty prej qindra vitesh. Ska Zot ti luaje nga vendi e ska Tave Pushteti qe ti ve ne dyshime! Pushteti dhe Kandidati “fake” te ndajne certifikatat e pronave te Himarioteve qe ne fakt deri tani nuk kan dhen asnje. Te deklarojne qe sjane vegla te Oligarkeve, qe me urdherin e tyre hapin porten e Kakomese per ta mbyllur prape ne daten 5 Gusht!
Aleanca e Hajduteve per Bashkine Himare u pa dhe u provua nga suporti I lalit te Tiranes te ardhur ne Jale per ti vene syrin pronave te Himarioteve autoktone! Ky eshte modeli …. Hajduti suporton genjeshtarin! Himariote, mos harroni !! Keta hajdute nuk thone genjeshtra! Keta jane vete genjeshtra! Ju po e shihni vet me ke po dalin te bejne fushate e te kerkojne vota”, thuhet në reagimin e OMONIA.
