Tre persona kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme dhe një është plagosur rëndë pas një atentati në Memaliaj. Policia e Gjirokastrës ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën e krimit. Në detajet e para thuhet se viktimat janë Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemit). Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea ( Tiku Kalemit).
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut 2024 dhe tronditi qytetin e Memaliajt rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Autori/rët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt viktimave.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit që ndodheshin aty në atë moment. 74 vjeçari është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Policia e Gjirokastrës njoftoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.
