Policia Rrugore e Shkodrës raporton se ka proceduar penalisht 3 adoleshentë. Tre adoleshentët, të moshave 17, 16 dhe 14 vjeç po ngisnin makinën, pa leje drejtimi
Njoftimi i policisë:
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17 vjeç, 16 vjeç dhe 14 vjeç), pasi u kapën ne akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi”, njofton policia.
