“Tempulli 3”, mes 19 të arrestuarve edhe shoferi i Shërbimeve Mbështetëse në KLSH

Data

Policia e Tiranës ka bërë një sqarim në lidhje me megaoperacionin “Tempulli 3”, ku në pranga u vunë 19 persona, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mes të arrestuarve është dhe shtetasi Rezart Maqellara me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Policia sqaron se ky person nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related