Mediat greke njoftuan se Beleri siguroi lejen për t’u betuar si eurodeputet/ Drejtoria e Burgjeve pret miratimin e Ramës

Data

Mediat greke kanë raportuar se Fredi Beleri ka arritur të sigurojë lejen nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij si eurodeputet i Parlamentit Evropian, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Drejtoria e Burgjeve, pasi mesa duket nuk ka marrë ende miratimin e kryministrit Edi Rama.

Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Burgjeve thekson se një grup pune janë mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje të shkojë fizikisht në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

Aktualisht grupi i punës po shqyrton të gjitha mundësitë, por leja nuk është miratuar ende, për shkak se një person i cili ka marrë dënim të formës së prerë, në raste të tilla lejohet të dalë nga qelia vetëm për të marrë pjesë në takime dhe jo vetëm, vetëm brenda territorit të vendit dhe jo jashtë saj.

Fredi Beleri kërkon leje të shkojë në Parlamentin Evropian dhe diccka te tillë nuk e parashikon ligji, për të parandaluar një arratisje të mundshme

Drejtoria e Burgjeve është ende duke diskutuar kërkesë e Fredi Belerit, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë apo jo një aprovim nga drejtori Klevis Qose.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related