Black out-i” i 21 qershorit/ Kreu i OST, Skerdi Drenova: E vetmja e vërtetë e avarisë energjitike në Ballkan është…

Data

Një ngjarje e ndodhur më 21 qershor 2024, e cila në përmasa të tilla ndoshta rrallë herë ishte dëgjuar në Ballkan, ku në katër shtete (Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe një pjesë të Kroacisë), pati avari masive dhe blackout të energjisë elektrike. Një ngjarje, e cila nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare mbi shkaqet, por për të cilën gëlon ende shtypi dhe përflitet në opinionin publik. Lidhur me këtë avari, përgjigjet në një intervistë për administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova

Intervista e plotë:

Si qëndron e vërteta mbi avarinë që çoi në kolaps energjetik Shqipërinë, Bosnjën, Kroacinë dhe Malin e Zi, si edhe e raportimeve se ajo e ka burimin pikërisht në Shqipëri?

OST sh.a. në koordinim me Operatorët e Transmetimit të vendeve fqinje dhe me Qendrën e Koordinimit të Sigurisë zhvillon analiza statike të sigurisë së Sistemit Elektronergjetik. Kjo analizë vlerëson ngarkesën dhe kushtet e qendrueshmërisë të sistemit për çdo orë të ditës dhe gjendjen fizike të tij. Remonte që janë duke u zhvilluar në sistemin tonë apo në sistemet e vendeve fqinje merren në konsideratë në këto analiza sipas deklarimeve të OST-ve nga secili prej këtyre vendeve. Në rajonin e Evropës Juglindore në përputhje me Standartet e ENTSO-E, por edhe më gjerë, operimi i sistemit elektronergjetik realizohet i koordinuar ndërmjet OST dhe Qendrës së Koordinimit të Sigurisë. Analiza për datën 21 tregonte se për ngjarje normale (p.sh dalja e një linje jashtë pune si pasojë e faktorëve natyrorë ose teknik) nuk priteshin problematika bazuar në informacionin e dërguar nga Operatorët e Transmetimit.

Çfarë kanë nxjerrë në pah hetimet e kryera nga pala shqiptare lidhur me këtë ngjarje madhore, e cila ka rrokur edhe vëmendjen nga BE-ja?

Burimi i incidentit është i vështirë të përcaktohet në këtë moment, pasi ende janë duke u mbledhur informacione nga Operatorët e Transmetimit, të Shpërndarjes, gjeneruesit në të 4 vendet e Ballkanit. Deri më tani është evidentuar se ka pasur një linjë 400kV Tuzla-Visegrad, jashtë pune në sistemin e Bosnjës, e cila ka qenë e padeklaruar dhe mungonte si informacion në analizën e sistemit. Për momentin njihet deri diku, sekuenca paraprake e ngjarjes, e cila e vijon me një difekt në linjën 400kV Podgoricë-Ribarevinë në Mal të Zi, ora 12:09, e cila ka shkaktuar një rishpërndarje të flukseve të fuqisë dhe një rritje të fluksit në linjën Greqi-Shqipëri, më pas ndodh një defekt kalimtar në linjën Shqipëri-Greqi në orën 12:21. Mungesa e tre linjave 400kV nga veriu në Bosnjë dhe jug sipas rendit kronologjik më sipër solli rënien e sistemit elektrik të vendeve tona. Linja 400kV Shqipëri-Greqi (Zemblak-Kardia) është rikthyer në punë për një kohë të shkurtër rreth 15min, pra defekti ka qenë kalimtar, ndërkohë në Mal të Zi, defekti është riparuar pas një kohe të gjatë, gjatë disa orëve. Ndërsa në Bosnjë ka zgjatur akoma më shume rikthimi i sistemit në punë. Në Shqipëri furnizimi i plotë për të gjithë konsumatorët është rikthyer për 30min.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related