Opinion nga ‘Venecia’ për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Kërkesa e mazhorancës për GjK, e paligjshme

Data

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të mazhorancës socialiste, duke vendosur Kuvendin të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias se si duhet ta veprojnë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese  për mandatin e deputetës Olta Xhaçka.

Në postimin e tij në Tëitter, Bardhi thekson se ‘kërkesa e mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes strategjike, Olta Xhaçka është një kërkesë përveçse e paligishme, por qesharake deri në absdurditet’.

Bardhi i ka bërë thirrje Gjk që të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

Postimi i plotë:

Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetës strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligishme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related