Edi Rama grindet edhe me varrin e Kadaresë

Data

Thonë se narcizmi është një tipar klinik.

Kushdo që ka dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në homazhet në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, do e ketë kuptuar mirë këtë gjë.

Një ditë kur duhej të flitej për Kadarenë përfundoi me Edi Ramën që shfaqte Triadën e Zezë.

Dhe e nisi fillimisht duke treguar se si AI ishte kujdesur personalisht për skenografinë.

“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore. Ishte këtu kishte ardhur më parë, njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty u thashë. Nuk ka më mirë”.

Pastaj tregoi se pikërisht ATIJ i ishte kërkuar të mbante një fjalim.

Më pas ndodhi ajo që nuk do ketë ndodhur kurrë në historinë e nekrologjive.

Edi Rama e përdori 90 përqind të fjalimit për të treguar se sa e vështirë ishte të vendosej se ku do varrosej Kadare.

Sa makabritet që të dëgjosh në një ceremoni të tillë dhjetëra herë vetëm fjalën varr nga goja e Ramës.

Kryeministri tregoi hapur se kishte dalë kundër atyre që donin një vend prehje dinjitoz për shkrimtarin e madh.

“Unë, pjesë e pavullnetshme e këtij zgjatimi grotesk në jetën reale të botës kadarejane, në rolin e nëpunësit të autorizuar nga qeveria për mbarëvajtjen e organizimit të funeralit, mendova që po të bënim një kullë mbrapa Skënderbeut, me shumë apartamente për të tërë të vdekurit me emër të madh apo të zmadhuar të këtij vendi, do ta mbyllnim mbase përgjithnjë problemin historik të gjetjes së vendvarrimit të duhur në kësi rastesh,” tha Rama.

Fjalimi UNË, UNË, UNË u mbyll me Ramën që në mënyrë të fshehur iu bashkua zërave kundër Kadaresë kur tha se ai nuk kishte asnjë qelizë prej dëshmori.

“Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi, në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor,” tha Rama duka habitur shumë prej të pranishmëve.

Nuk thonë kot që narcizmi është verbëri e vullnetshme!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related