Monstra që shkatërroi gjyqësorin/ Si u hetua Kreshnik Spahiu nga PD për përdorimin politik të drejtësisë

Data

Ishte fillimi i vitit 2012 dhe për qeverisjen e demokratëve, kupa ishte mbushur.

Pas akuzave të shumta për abuzime korruptive me emërimet në sistemin e drejtësisë, Kreshnik Spahiu po arrinte një nivel të ri të përdorimit politik të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Edhe pse ishte drejtuesi kryesor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai kishte filluar aktivitetin e tij politik si kryetar i një grupi të quajtur Aleanca Kuqezi.

Në fakt ishte një parti politike, e cila vepronte me aktivitet të plotë dhe drejtohej në mënyrë skandaloze nga vetë nënkryetari i KLD-së.

Shqetësimi për këtë përdorim politik të drejtësisë kishte arritur me kohë në Perëndim.

Akuzat për qindra mijëra euro që shkonin në xhepat e Spahiut edhe mund të ishin toleruar për një kohë në kancelaritë perëndimore.

Por kapja e drejtësisë për qëllime politike ishte një nivel alarmi i kuq.

Deri atëherë, edhe pse me ndonjë kritikë, ajo drejtësi kishte arritur të burgoste çdo bandë dhe kriminel me apo pa mantel politik në vend.

Gjërat nisën të ndryshojnë kur në krye të presidencës erdhi Bamir Topi dhe i pari i qeverisë së drejtësisë u bë Kreshnik Spahiu.

“Ka qenë një parullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vaiset”, deklaronte avokati Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkoi në fillim të vitit 2012 ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar abuzimet e Kreshnik Spahiut në krye të KLD-së. Sipas PD, Spahiu kishte diskredituar rolin e tij kushtetues.

Pikërisht kjo monstër, që sot ka nisur të përkrahë SPAK-un si zëri më i zjarrtë në mesin e lakejve të qeverisë, ishte autori i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.

Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen pas kësaj duke deklaruar se do i përkushtohej nismës së politike, Aleancës Kuqezi.

Në këtë drejtim, ndihma e Edi Ramës ishte vitale për të. Për ata që mund të mos e dinë, edhe pse në opozitë, kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, kishte nën kontroll një numër të madh mediesh.

Kaq shumë u vunë mediat e Edi Ramës në dispozicion të Kreshnik Spahiut, sa edhe vetë Mustafa Nano tha se ishte neveritur nga kjo mbështetje pa kushte dhe idioteske që po i bënin atij.

Spahiu nisi të negocionte me Ramën për të marrë pjesën e tij në zgjedhje, por kur Rama e kuptoi se deliri i tij ishte i sëmurë, e lëshoi për pak kohë. Sigurisht Spahiu nuk iku kurrë nga gjiri i tij dhe sot e kësaj dite është bërë ylli i medieve të Bolinos e kompani.

Duke mashtruar se jeton në Gjermani, flet nga pallati i tij te Shallvaret, duke bërë avokatin e SPAK-ut si askush tjetër.

Në fakt, për vjedhjet dhe abuzimet e tmerrshme, ai duhej të ishte i pari si subjekt i SPAK. Kjo edhe për arsyen se nevoja për një drejtësi të re lindi së pari prej tij dhe Bamir Topit.

Në fakt, Altin Dumani dhe kompania që sot është në SPAK dhe GJKKO lulëzuan pikërisht në sistemin e ngritur nga Spahiu dhe Topi dhe të bekuar që atëherë dhe më vonë nga Edi Rama.

Ironia është se puna e tyre në kohë të ndryshme tregon qartë se nëse ekziston vullneti politik, çdo prokuror dhe gjykatës mund të bëjë punën në mënyrë të drejtë, të ndershme dhe të bazuar në ligj.

Nuk është çudi që në kohën kur lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte në kulmin e saj si asnjëherë në histori pas rotacionit të vitit 2013, ishte drejtësia që bënte punën e saj në sinkron të plotë me punën e qeverisjes dhe Policisë së Shtetit.

Gjërat ndryshuan kur virusi i Spahizmit hyri në sistem. Ai virus ka mbetur akoma, madje i përforcuar.

Ndaj nuk është çudi që Spahiu është i pari që flet në mbrojtje të këtij sistemi.

Si kaposhi në majë të plehut!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related