Gjesti i shëmtuar i Veliajt edhe në ditën e përcjelljes së Kadaresë

Data

Erion Veliaj njihet si politikani më i paskupull në mjedisin politik shqiptar dhe këtë gjë e ka treguar edhe sot në ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në një ceremoni shtetërore, ku homazhet për përcjelljen e gjeniut të letrave për në banesën e fundit u mbajtën në Teatrin e Operas dhe Baletit, tregoi edhe ai shfaqjen e tij.

Mes politikanësh, njerëzish të kulturës e qytetarë të thjeshtë, të cilët ishin të pranishëm për të nderuar Ismail Kadarenë, është shfaqur si gjithmonë Erion Veliaj, i cili ka ndenjur duke ‘përgjuar’ momentin e ardhjes së bashkëshortes së Kadaresë, Helena, dhe dy vajzave të tij, për t’iu ngjitur pas asaj që në hyrje të sheshit “Skënderbej”.

Kush e njeh dhe ia di hallin Veliajt e kupton se kjo mizanskenë e krijuar sot prej tij, jo vetëm që nuk është e hijshme, por tregon se sa i paskrupull që është në përdorimin edhe të rasteve të tilla, raste të cilat i përkasin vetëm familjes së ngushtë dhe askush nuk u ngjitet nga pas siç bën Veliaj, aq më tepër pa ia kërkuar kush. Por qëllimi i tij është të shfaqet në çdo vend për të marrë vëmendjen e Edi Ramës dhe për propagandë.

Sjellja e Veliajt si ‘njeriu i shtëpisë” së Kadaresë është një gjest propagandistik kinse pikëllimi dhe afrimiteti i tij me familjen e gjeniut te letrave shqipe do ta shpëtojë e pastrojë atë nga korrupsioni i pashembull në bashkinë e Tiranës.

Veliaj kohët e fundit po përdor çdo mjet e metodë për të pastruar mantelin e zi të korrupsionit që i ka mbuluar fytyrën, herë duke sulmuar Ramën me mediat e tij, herë duke u ‘lëpirë’ publikisht si e si që të mbijetojë dhe të dalë nga bataku ku është zhytur kokë e këmbë me aferën e vjedhjes me inceneratorin që nuk ekziston dhe me super-skemën korruptive të ‘5D’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related