Qëlluan me breshëri plumbash mjetin e 46-vjeçarit në Berat, gjendet makina e djegur e autorëve

Data

Në vijim të atentatit ndaj 46-vjeçarit Altin Halili në Berat, kanë dalë në dritë pamje të reja që tregojnë automjetin e djegur nga autorët e sulmit. Nga këto pamje është konfirmuar se automjeti që u përdor nga atentatorët qëllua është një Hyundai Tucson.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e pasdites në rrugën e fshatit Dyshnik, kur Halili ishte duke udhëtuar në automjetin e tij.

Halili shpëtoi pa pësuar dëmtime fizike nga sulmi. Pas ngjarjes, forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe filluan një hetim të gjerë për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motive të mundshme të këtij atentati.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related