“Paraja shkon tek njerëzit e PS”, Gjekmarkaj reagon ashpër: Përdoret shteti për pasurim personal, kërkojmë qeveri teknike

Data

Partia Demokratike njoftoi ditën e djeshme se në datën 11 korrik do të mbajë protestën kombëtare. Tashmë me vulën dhe logon në dorë, forca më e madhe e opozitës do të kërkojë përpara kryeministrisë lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak.

Më shumë detaje dha në një emision televiziv, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj. Për Marsela Karapançon, Gjekmarkaj thekson se është krenari të luftosh për lirimin e Sali Berishës.

‘Po hyjmë në vitin elektoral. Një kauzë tjetër e madhe është që lideri i PD në mënyrë të padrejtë, pa akuzë, pa fakte i akuzuar nga ministri i Brendshëm i qeverisë socialiste është në arrest politik. Një vend i NATO nuk mund të lejoj që një personalitet, që nuk përbën asnjë rrezik të mbahet në mënyrë të padrejtë si ndihmë për qeverinë.

Është krenari të ftosh dhe të protestosh për lirimin e Sali Berishës. Kur burgoset lideri i opozitës mund të burgoset shumë lehtë ti apo unë. Kjo është një nga arsyet e protestës, një hajdutëri ka plasur kudo në Shqipëri. Korrupsioni është ai zhguall që e karakterizon këtë qeveri. Paraja shkon tek njerëzit e PS. Përdoret shteti për pasurim personal. Është një rrumpallë, siç thoshte dikur kryeministri ynë. Një rrumpallë që çon paratë tek pushtetarët.’
Ndërkohë Gjekmarka duke folur për shkaqet e kësaj proteste kombëtare, shton edhe skandalin e onkologjikut. Sipas tij, qeveria mendon vetëm për vjedhur pa kokë por mendon me bark.

‘Ulëritëse si luhet me jetën e njerëzve. Ka dhe mjek të nderuar por ka edhe të tjerë si këta të sotshmit që janë përbindësha. Duket sikur është ideja shko për të vjedhur. Ka nevojë që në çdo zyrë të ketë njerëz të zotë. Këta e marrin karrigen për të gënjyer.

Shohim një qeveri që mendon me bark dhe xhep. Nuk mendon me kokë. Opozita bëhet zëdhënëse e të gjitha ekzigjencave që ka shoqëria. Në protestë të marrin pjesë edhe socialistët edhe zona gri, profesionistët e lirë. Do jetë protestë  e madhe gjithpërfshirëse.’
Më tej iu rikthye edhe çështjes së vulës që shkoi sërish në duart e Berishës

‘Kthimi i flamurit tek PD i jep legalitetin e nevojshëm PD-së si një forcë brenda kushtetueshmërisë. Themelorja janë njerëzit dhe këto i ka patur që në fillim. Ka patur paqartësi. Tani u gjendën 3 gjyqtarë që shfaqën patriotizëm. Ftesa është e hapur për çdo demokratë. Për çdo njeri që e do opozitën të fortë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related