Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës

Data

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuzua të forta në adresë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një prononcimi për gazetën , avokat Ngjela tregon pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat. Po ashtu, ai zbulon edhe arsyen e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë “Rama” dhe përfaqësuesit e tjerë të opozitës. Ndërkohë avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha nëse dënohet penalisht ikën nga politika dhe partinë do ia lërë vajzës së tij, Argita Berisha. Madje avokati e krahason Berishën me Enver Hoxhën ndërsa thotë se partinë sërish do e marrë një “non-grata”. Ndër të tjera, Ngjela thotë se politika lodhet kot që të kapë SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e amerikanëve.

Ja reagimi i plotë i avokat Ngjelës për gazetën

Ndarja e Ilir Metës dhe Monikës Kryemadhi

Më duket injorancë. Nëse shteti i ka provat, kjo gjë që po bëjnë këto nuk para është një mbrojtje juridike. Të shikojmë a do të fillojë procesi penal kundër tyre, po ose jo. I kanë thirrur në SPAK por ne nuk dimë gjë, i kanë akuzuar apo jo. Politika lodhet kot që të kapë SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e amerikanëve.

Vendimi i Gjykatës britanike që nuk i hoqi statusin “non-grata” Sali Berishës

Gjykata e Apelit është shqiptare dhe jo angleze. Ato kanë provat e tyre atje, ata kanë nisur procesin penal. Do ta fillojnë apo jo nuk e di por ata kanë prova për ‘non-gratën’. Berisha i bëri kërkesë Gjykatës britanike dhe kjo e fundit e rrëzoi kërkesën. Se çfarë do të bëj Anglia me këtë gjendje juridike me të cilën i ka vënë ‘non-grata’ nuk e di por ai në Amerikë dhe Angli nuk hyn dot. Do me thënë, gjendja e Berishës në raporte ligjore është e rëndë në të dy vendet Anglo-Saksone.

Pozitat e Berishës dhe situata brenda PD

Ai ka forcën dhe do ta marrë vajza. Ajo është partia e tij. Këtu flitet kjo, që edhe vajza non grata është. Non grata me gjithë familjen ai. Berishën e dëmtoi non grata. Ç’rëndësi ka se ca do bëjnë, nëse dënohet penalisht ikën nga politika. Meqë kërkon të ikë nga politika, lë vajzën. Le ta bëjë, a ka vota për të marrë pushtetin? Ajo ka qenë partia e njëshit, si e Enver hoxhës. Edhe Hoxha atë kë deshi la. Atij si thoje dot merr apo jo votat. Këtu pyetja është mirë që e le, i merr dot votat? Ndwrkohw mendoj se Basha është nxituar, edhe Saliu u nxitua. Basha e kishte mundësinë që të ecte. Bëri një akt që ka vlerë ndërkombëtarë dhe kombëtare, përjashtoi Berishën. Edhe nëse ne PD del një kryetar non grata prapë e ka të vështirë. PD është e ndarë në dy kampe, si do ecë. Shqipëria e ka domosdoshmëri politikën amerikane.

Vizita e zyrtarit të lartë të DASH në Tiranë

Nuk bën takime me përfaqësues politik pasi të gjithë do të shkojnë drejt akuzës. Keni për të parë që të gjithë, një nga një sipas radhës në SPAK do të kalojnë. Korrupsioni ka qenë normë, ka qenë i madh këtu. Ka filluar e është arrestuar ish-kryeministri dhe ish-presidenti. Janë tre ministra, ka kryetar bashkish, janë shumë. Të shohim si do të vijojë ky problem por SPAK-u duhet të tregohet më i fortë. Se çfarë ndodh brenda SPAK-ut, nuk e kuptoj por ai duhet të tregohet më i fortë. Këtu ka një gjë, o e bën o nuk e bën. Po nuk e bën duhet të largohet, jo rrinë atje dhe nuk e bën, bën vepër penale ndaj tij. Të shikojmë, do ua mbajë deri këtu por gjithsesi diçka kanë bërë deri tani se SPAK-un e drejton Uashingtoni e ka deklaruar Blinken. Ngërçi është këtu, a ata thonë që mos u ngutni, këtë nuk e dimë por këtë do ta shohim me kohën

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related