Paralajmëroi humbjen e kuqezinjëve, Berisha sulmon Ramën: Pazarxhi, thikë pas shpine nga ‘tersi’ i Kombëtares

Data

Pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi humbjen e Shqipërisë, duke e konsideruar si mision i pamundur, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se deklarata e Ramës, është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes.

Më tej, kryedemokrati thekson se sot kombëtarja jonë do bëj historinë!

Postimi i plotë i Berishës:

Rama disfatist dhe pazarexhi.

Fitorja është para nesh!

Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.

Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.

Kjo dekleratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related