Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Data

Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për “Dritare.net”, zoti Demalia ka nxjerrë prapaskenat e forta, ndërsa thekson se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që ka nisur ndaj tyre. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve të çiftit Meta-Berisha, zoti Demalia zbulon provat që mund të përdorë kreu i SPAK, Altin Dumani për t’i çuar ata pas hekurave. Ndërkohë analisti Ilir Demalia thotë se Sali Berisha i kujton librin e Enver Hoxhës “Rreziku anglo-amerikan”. Pasi sipas tij, Berisha i ka hapur luftë SHBA-së dhe Britanisë pasi e shpallën “non-grata”.

-Zoti Demalia, gjykata britanike ka hedhur poshtë rekursin e Sali Berishës për t’i hequr statusin “non-grata” apo thënë ndryshe i ndalon hyrjen në Angli, por e mendonit se do i hiqej ai status?

Kjo është qesharake dhe kërkon që po zgjatet dhe nga media, por Berisha i di shumë mirë llogaritë me Amerikën dhe Britaninë. Ai po vepron siç po bën Ilir Meta me një drejtim tjetër për të mbrojtur veten dhe familjen e tyre e po bëjnë gjithçka që të mos iu humbas pasuria dhe të mos ndëshkohet familja. Janë të gjitha një përpjekje qesharake sesa dhe i kthen në gjëra akoma dhe më qesharake media e cila i pompon e i pompon me lajme. Këto politikan në Shqipëri nuk kanë një profil të tyrin por shkojnë si lulja e diellit nga shkon diellit, këto shesin edhe gratë e tyre. Grupi lemeria i PD është ndarë në dy pjesë, disa te Basha e disa te Berisha. Që iu kthye vula Berishës është krejt normale se aty është shumica, por vulën e non-gratës që i ka vënë në ballë Departamenti i Shtetit dhe Home Office, nuk ia heq dot njeri. Dhe ngrihen e bëjnë gjithë këtë tallavi. 1000 defekte ka si në Shqipëri ashtu edhe në Angli po pse qenkemi ne më shtet demokratik, më shtet i së drejtës e funksiononkan institucionet te ne më mirë se në vendet tjera. Berisha kujton librin rreziku Anglo-Amerikan i Enver Hoxhës, ku i ka hapur luftë Amerikës, Imperializmit e tani le të shkruaj libër, është qesharake. Si nuk ka një njëri që e këshillon e një njeri që e do.

-Unë nuk arrij të kuptoj mënyrën e propagandës, pasi Berisha tha se gjykata në Angli është  e korruptuar por mesa di sistemi anglez mbahet vetëm nga gjykata pasi nuk ka as kushtetutë. E nga ana tjetër Berisha nis e thotë se gjykata në Angli është e korruptuar, por kjo gjë kalon dhe përtej estradës…

Gaz Bardhi tha se kemi marrëdhënie me perëndimin, por të më thotë Bardhi se kush është një lider a një shtet se e ka përkrahur Berishën në këtë situatë në raportin me drejtësinë. Çfarë u bë me gjyqin e Francës e tani me të Anglisë, ai edhe sikur të ketë të drejtë është bërë aq shumë qesharak sa është bërë objekt vetëm për t’u tallur pasi me u marr seriozisht me të nuk ia vlen më.

-Mua më duket se propaganda funksionon, para gjyqit të Anglisë thonin se Anglia dhe pak do i heq statusin “non-grata” Berishës e tani thotë që sistemi gjyqësor anglez është i korruptuar.

Këtyre iu rre mendja kur e dinë fare mirë se çfarë kanë bërë, e dinë fare mirë marrëdhënien që kanë me Anglinë edhe kur thonin se do të vij Argita në krye të partisë, kur lideri është i bllokuar si me SHBA edhe me Britaninë e Madhe, me kë do t’i krijojnë marrëdhëniet këto. Këto presin dhe mendojnë se kanë një fije shprese se këto mund të vijnë në pushtet por këto janë rrënuar aq keq sa nuk vijnë dot në pushtet vetëm.

-Unë mendoj se PD dhe Sali Berisha janë aseti më i madh për Edi Ramën…

Absolutisht e kemi thënë këtë gjë që ka 5 vite, ai është gogoli dhe i sëmuri që mban Edi Ramën. Nuk mundet, pasi një njeri që ka logjikë duhet të mendojë se çfarë duhet të prodhojë më Berisha tani.

-Kalimi i vulës dhe siglës te Sali Berisha dhe ky unitet i cili funksionon vetëm në Parlament ku Alibeaj ka thënë se nëse PD është me Berishën unë i them lamtumirë. Çka tregoi stof si politikan largimi i tij. Mendoni se kjo opozitë nuk ka numrat për të ardhur në pushtet por është agresive me Berishën, mund ta kërcënojë Ramën?

Vulën e morën se halle vule kishin ato, por vula nuk të jep besimin te njerëzit e as fitoren. Këto morën vulën e ca bënë, dolën aty me dy gishta, i ranë dajreve e lodrave. A kanë këta ide si i kanë strukturat, a kanë idenë se sa kanë humbur me këtë ndarje e me këtë grup që janë brenda, a kanë idenë këto sesi do të zhvillojnë përfaqësimin, këto nuk kanë asnjë ide. Këto mendojnë si pashai që morën vulën e direkte Berisha kryeministër e hudh në tokë Anglinë, Amerikën, e gjithë Europën mbarë e del me kalin e Skënderbeut. Në anën tjetër PS, jo vetëm se është në pushtet por në të gjithë vazhdimësinë e saj gjatë këtyre 30 viteve ka patur organizim shumë të fuqishëm. Nga ana tjetër është se Berisha e kërkoi këtë arrestim se mendoi se do të çohet gjithë Shqipëria peshë për të. PS di të veprojë, të organizohet e t’i përshtatet kohës, ndërsa PD shihni retorikën që përdor, ti shih akoma bijtë e ballarëve, kush i kupton. Këto shajnë komunistët por janë më zi se komunistët. Këto bëjnë ligjin e biografinë sot, bijtë e baballarëve nuk kanë fuqinë.

-Ilir Metën si e shikoni?

Ilir Meta o po luan rolin e të çmenduarit ose është çmendur. Një nga këto të dyja është. Dhe të dyja ndodhin për shkak se ai e di se çfarë kanë bërë. Ose do të dal i papërgjegjshëm si i sëmurë psiqik dhe po luan këtë rol ose është çmendur vërtetë nga presioni i madh.

-Problemi i të sëmurit psiqik nuk e shmang nga sekuestrimi i pasurive…

Çështja është se edhe pse thuhet Altin Dumani, Dumani, por nuk mund ta bëj i vetëm një njeri këtë punë. Ato 20 prokurorë janë e ndërsa dosjet me mijëra. Problemi është se nëse këto nuk do të godasin shpejtë kur materialet, faktet janë se të gjithë i dimë, dil ti te Gjiri i Lalzit se shkojnë për pushime këtu, të gjithëve ua kanë bllokuar tani. Saliu rrinte atje e tani ua kanë bllokuar. Dil te Kodra e Diellit e ku të duash pasi të gjithëve ua kanë bllokuar. Këto politikanë në Shqipëri me dashtë me i zbuluar, i zbulon dhe është e thjeshtë fare e nuk i fshehin dot.

-Lulzim Basha ka thënë tre variante: njëra është se do të apelojë vendimi i Apelit për vulën e PD…

Kanë një shprehje tironsit ‘a çohet i vdekmi’, është i vdekur e kot që harxhojmë kohën. Lulzim Basha nuk ka krijuar dot personalitetin e tij. Atë e morën për dore dhe i dhanë të gjitha postet çfarë deshti por nuk ishte në gjendje të krijojë. Nuk të bën vula, nëse ke fuqi i merr të gjithë përpara me vulë e pa vulë. Edhe Berishën nuk e bën vulën. Idiotësia te grupi Berisha është se humbën tre vjet në ‘luftë’ për vulën e tani po vijnë zgjedhjet e reja dhe njëri rri në majë të ballkonit, tjetri thotë do të bëj rekurs e të tjerët thonë se nuk bëhemi me Berishën. Por si do të shkojë kjo opozitë në zgjedhje. Ndërsa Rama ka nisur fushatën, bën organizimin, ka numrat e bën statistika të përditshme. Njerëzve iu ka ikur besimi pasi këto politikanë janë bërë aq qesharak sa nuk iu beson kush më edhe kur kanë të drejtë pasi nuk ngjall më kush interes. Këto politikanë nuk janë në gjendje të krijojnë diçka të re.

-Rama çfarë mund të shpiki për zgjedhjet e reja?

Ai mendoj se do të ketë ndëshkime të tjera në qeverinë e tij sepse baltë e kanë bërë edhe këto e më baltë nuk ka ku të shkojë. Do të krijojë veten e tij, gjendjen e ka në kontroll, organizimin e ka të lartë. Mendoj se numri i zgjedhësve do të jetë shumë i ulët, do të jetë nën 40% por socialistët do të fitojnë sërish. Opozita e PD nuk e atrakton qytetarin nga ana etike e estetike, nga mënyra e sjelljes.

-Opozita bën dhe budallallëkun tjetër se çohen kundër SPAK-ut, e jo vetëm kaq po mbrojnë dhe Arben Ahmetajn, a mbrohet ai. I nxorën lajmin se për një dorë kishte lënë 93 mijë euro në një kazino në Qipro…

Nëse ka njeri që duhet kap për leckash dhe sjellë në Tiranë është ai. Se ka qenë Zv. Kryeministër i Shqipërisë e nëse mendon se është i pafajshëm, të qëndronte. Nuk i tremben njeriu në botë përsa e di veten se si jam. Trembet ai që e di se çfarë ka bërë. Edhe këto që bëjnë sot ku njëri që del nëpër lumenj edhe ky majë ballkonit, e dinë se çfarë kanë bërë dhe prandaj e ndjejnë frikën. Problemi është se Rama thotë që ne jemi më të mirë se këto se po lejojmë që të godasin brenda partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related