Aktivistja dhe juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë Znj.Gjikondi ka folur për hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj familjes “Meta”, vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën Sali Berishës, zhvillimet në PS dhe qeverisjen e kryeministrit Rama. Juristja tregoi edhe skemën që po përdor Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK. Sipas Gjikondit, tentativat e tij do të dështojnë. Ajo tha gjithashtu se mesazhi i Ambasadës Amerikanë për grupin që mbështet Berishën, ishte edhe për kryeministrin Rama.
-Zonja Gjikondi, 24 orë pasi shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kishte ngjitur bashkëshortja e tij kryemadhi, në SPAK të enjten e 13 qershor 2024) u paraqit Ilir Meta. Për mbi 3 orë e 20 minuta kreu i PL është pyetur për të njëjtën çështje, pasuria, paratë dhe lobimet në SHBA. Në pyetje u mor nga prokurori i dosjes së hetimit pasuror dhe lobimeve në Uashington Sotir Kllapi, por si në hyrje edhe në dalje akuzat e forta i kishte për kreun e SPAK, pa lënë mënjanë etiketimet fyese. Mendoni se po i ngushtohet laku dhe se ora që Ilir Meta të përballet me drejtësinë ka ardhur?
Unë mendoj që jo vetëm i ka ardhur ora për tu përballur me drejtësinë, por është i vonuar. Për njerëz si Meta, që e kanë dëmtuar shumë imazhin dhe moralin kombëtar të Shqipërisë, por ai po turpërohet përpara shqiptarëve edhe si personazh. Nuk është vetëm ndëshkimi i drejtësisë por është dhe ndëshkimi që populli i ka dhënë edhe më përpara me ndjesitë e tij dhe me njohjet e veta të shqiptarëve. Tashmë ai është zhbërë moralisht para shqiptarëve. Edhe sulmet qe bëjnë ndaj Dumanit, janë qesharake dhe nuk mund të merren seriozisht pasi duke parë dhe veprimet e tij, njëherë duke ngjitur malet e njëherë duke u zhytur në lumin e Shalës, e po përpiqet gjithë kohës të jetë në qendër të vëmendjes e të shfaq destabilitetin e tij. Këto janë të çuditshëm pasi unë iu them këto janë trima e grabisin shqiptarët e bëjnë krime të ndryshme që janë duke u zbuluar, por janë shumë frikacak kur zbulohen pasi nuk e mbajnë dot përgjegjësinë.
-Ndërkohë thirrjen në SPAK, Ilir Meta e shikon të pakuptimtë, pasi të gjitha veprimet për të cilat i kërkojnë llogari, i bëjnë të tjerët duke iu referuar Kryemadhit, të cilën e cilëson si bashkëpunëtore të SPAK-ut. A është normale që burri të “shesë” gruan? Apo presioni i darëve të SPAK ka prishur ekuilibrat…
Këta zhbëhen dhe si qenie njerëzore pasi sido që të jetë situata një burrë nuk e shet gruan e tij dhe sikur ajo të ketë përgjegjësi, pasi është përgjegjësi e burrit që të mbaj përgjegjësi ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Pavarësisht se ata kanë qenë të kahershëm një biznes më shumë sesa një familje. Por duke qenë se kanë tre fëmijë e kurrsesi një bashkëshort nuk e shet gruan e tij dhe rrjedhimisht dhe familjen e tij. Patjetër që Meta nuk do të merrte përsipër asgjë pasi ai tha që unë jam marrë me politikë dhe Monika është marrë me blerje dhe me shitje, ç’ka tregon se dhe gjatë bashkëpunimit bëhen me paranoja sikur të gjithë e tradhtojnë, ia kanë me hile e të gjithë duan ta dënojnë apo ta helmojnë sepse bëhen me paranoja. Këta ishin mësuar keq se në 30 vjet ishin mësuar të mos i gjente asgjë dhe kujtonin se nuk do i gjente përsëri asgjë. Ai ia ka parë hajrin presionit, pasi dhe kur iu bë kallëzimi për bllokun në dorë me Dritan Priftin, atëherë ka mbajtur një konferencë shtypi shumë të egër e me fjalor shumë vulgar. Ndaj, Meta gjithmonë mendon se ia shet fajin presioneve që bën ndaj drejtësisë ose kundërshtarëve të tij. E nga ana tjetër bën skenar sikur SPAK-u varet nga Rama dhe Rama urdhëron SPAK-un e si të tillë duke bindur shqiptarët se unë jam i persekutuar politik dhe jo se kam bërë krime. Të gjitha këto janë blofe që as vetë ai nuk i beson dhe ia ka parë hajrin këtyre presioneve. Do të doja që SPAK të ishte më dinamik me persona si Meta, e si të tillë dëmton imazhin e tij dhe nuk mund ta lësh të lirë një person si Meta që nuk është e vështirë t’ja provosh lidhjet e tija me krimin dhe korrupsionin. Nuk do kaq shumë mund sa e zgjat SPAK me një personazh të tillë si Ilir Meta.
-Gjykata e Apelit i dha fund sagës së përplasjeve mes dy grupeve të PD-së, duke i dhënë përfundimisht vulën Sali Berishës. Me këtë vendim, Berisha kthehet në krye të PD-së, partisë opozitare më të madhe në vend. Por ka një problem, Berisha po hetohet nga SPAK dhe është shpallur “non-grata” nga SHBA e Britania e Madhe. A është normale që partinë më të madhe opozitare ta drejtojë një politikan që po hetohet për korrupsion dhe sanksionuar nga aleatët?
Është shumë e dhimbshme që Berisha po shkon drejt të 80-ave e ça kishte për t’i dhënë Shqipërisë, ia dha, me të gjithë kuptimin e fjalës, me të mirat dhe të këqijat e tij, e personalisht mendoj më shumë me të keq ku vazhdon dhe mban peng PD dhe indirekt dhe opozitën shqiptare. Ai ishte një vendim i pastër politik, nuk ishte vendim gjyqësor apo i bazuar në ligj apo në prova. Unë mendoj që presioni për atë vendim ka qenë shumë i madh dhe për politikën shqiptare. Nuk përjashtoj nga ky vendim të gjithë palët. Mendoj që fillesat e këtij vendimi, janë te komisionet ose te marrëveshja Çuçi-Bardhi, ku bënë një marrëveshje të dy dhe kjo është një nga pikat e marrëveshjes. Siç mendoj që edhe Basha ka qenë në dijeni, pasi Basha ka shumë sekrete në sirtar. Sekrete që besoj familja Berisha ia mbajnë peng dhe për gjithë këtë 2 vjeçar qëkur Berisha është shpallur non-grata, ka qenë shumë apatik, shumë i tërhequr e gati-gati inekzistent pikërisht që të linte në pah ndërlidhjen e Berishës e gjoja energjinë e tij, por pikërisht për të treguar se opozita e vërtetë është Berisha. Basha indirekt e ka ndihmuar Berishën për të arrirë këtu ku arriti. Por më ka bërë përshtypje shumë deklarata e ambasadës së SHBA në Tiranë, ishte një deklaratë e mençur pasi kishte të bënte dhe me krahun e Ramës. Ajo deklaratë i tërhiqte vëmendjen dhe atyre që e vlerësonin të bashkëpunonin me personat ‘non-grata’. Përveçse konfirmonin që ne nuk ndryshojmë qëndrim me personat ‘non-grata’, i tërhiqnin vëmendje dhe atyre që mendonin se mund të bashkëpunonin me ‘non-gratat’. Mendoj që kjo deklaratë ishte shumë e fortë dhe për PS të cilës mund t’i leverdis një qenie e kalbur si Berisha sesa të krijojë mundësinë të hyjë në një linjë të re.
