“Mes sfidave të vjetra dhe të reja…”, ministri Hasani kujton 33-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE: Të palëkundur në përkushtimin dhe rolin tonë

Data

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka kujtuar 33-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkroi se roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur.

“Duke festuar sot 33 vjetorin që Shqipëria u bë anëtare e Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, tani OSBE. Mes sfidave të vjetra dhe të reja, roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur”, shkruan Hasani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related