Ilir Meta po përgatit letrat për të shpëtuar nga SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shmangur arrestin me burg, deputeti i PS Bujar Çela nxjerr detajet e forta

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën, zoti Çela teksa i referohet sjelljes së fundit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shpreh bindjen se ky i fundit po përgatit letrat për të shpëtuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa zbulon edhe strategjinë që po ndjek ai për të shpëtuar nga arresti me burg. Sipas tij, Meta mendon se raportet që ka marrë nga mjekët mund ta shpëtojnë nga prangat. Çela tha se çarja e Partisë Demorkatike është në dëm të demokracisë dhe zgjat kohën e Berishës në agoni, njëjtë si zoti Meta. Sakaq, ligjvënësi Çela thekson se SPAK-u për çiftin Meta-Berisha nuk ka nevojë për hetime pasi e ka gjithçka gati dhe se duhet t’iu hedhë prangat.

-Zoti Çela, 24 orë pasi shkallët e Prokurorisë së Posaçme i kishte ngjitur bashkëshortja e tij kryemadhi, në SPAK  të enjten e 13 qershor 2024) u paraqit Ilir Meta. Për mbi 3 orë e 20 minuta kreu i PL është pyetur për të njëjtën çështje, pasuria, paratë dhe lobimet në SHBA. Në pyetje u mor nga prokurori i dosjes së hetimit pasuror dhe lobimeve në Uashington Sotir Kllapi, por si në hyrje edhe në dalje akuzat e forta i kishte për kreun e SPAK, pa lënë mënjanë etiketimet fyese. Mendoni se po i ngushtohet laku dhe se ora që Ilir Meta te përballet me drejtësinë ka ardhur?

Mendoj që koha e tij ka kaluar dhe është vonuar shumë. Drejtësia, Dumani dhe gjithë sistemi ynë politik në lidhje me gjykimin e zotit Meta, Metaj, pasi ai ka dy mbiemra ai. Kështu që, në këtë kontekst ai është në këtë moment si loja ‘5 katsh’, ku nuk di nga të ruhesh, nga kupat, nga kthupat, nga derri match, e nga të tjera. Kështu që ai nuk di nga të ruhet tani. Është në gjendje shumë të vështirë, e ka shenja të qarta skizofrenie, jo thjesht për t’u mbrojtur, por është vërtetë në një moment kritik. Por edhe bashkëshortja që nuk e ka patur asnjëherë në dijeni, Meta prej kaq vitesh është duke ia lëshuar dorën.

-Ndërkohë thirrjen në SPAK, Ilir Meta e shikon të pakuptimtë, pasi të gjitha veprimet për të cilat i kërkojnë llogari, i bëjnë të tjerët duke iu referuar Kryemadhit, të cilën e cilëson si bashkëpunëtore të SPAK-ut. A është normale që burri të “shesë” gruan? Apo presioni i darëve të SPAK ka prishur ekuilibrat…

Mbase do të ketë marrë ndonjë këshillë nga ndonjë psikolog, neuro-psikiatër dhe mjekë që i nxjerr ndonjë raport për të shpëtuar nga prangat e SPAK, pasi është i papërgjegjshëm për të bërë të tilla deklarata të papërgjeshme. SPAK-u është një strukturë shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse nuk merret me Metën, nuk di se me kë mund të merret me tjetër. Meta është një ndër ata subjekte që SPAK nuk ka nevojë të hetojë, thjesht duhet të veprojë.

-Gjykata e Apelit i dha fund sagës së përplasjeve mes dy grupeve të PD-së, duke i dhënë përfundimisht vulën Sali Berishës. Me këtë vendim, Berisha kthehet në krye të PD-së, partisë opozitare më të madhe në vend. Por ka një problem, Berisha po hetohet nga SPAK dhe është shpallur “non-grata” nga SHBA e Britania e Madhe. A është normale që partinë më të madhe opozitare ta drejtojë një politikan që po hetohet për korrupsion dhe sanksionuar nga aleatët?- Lulzim Basha ndërkohë ka paralajmëruar rekurs të vendimit të Apelit dhe ndërkohë dhe krijimin e një partie të re. Si ju duket kjo lëvizje?

Lulzim Basha bën lëvizje të çakorduara, pasi mendon se do ia dhuronin pushtetin në tavolinë. Pas shpalljes së Sali Berishës ‘non-grata’, çështja e vulës e ‘non-grata’ e pranon Partia Demokratike Sali Berishën ose se pranon, unë jam i sigurtë se të gjithë ata që janë drejtues të Partisë Demokratike po ashtuquajtur të Rithemelimit, asnjëri nuk është dakord me Berishën. Edhe pse Berisha do Berishën, të tjerët presin që Berisha t’ua dorëzojë, por jo t’ua dorëzojë njërit apo tjetrit por të gjithë duan të jenë të parë. Jam i sigurtë që jo vetëm amerikanët dhe anglezët, por të gjithë anëtarët e PD, nuk janë dakord me rikthimin e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, sepse e dinë që drejtimi i tij nuk i çon gjëkundi por vetëm se vazhdon ndarja, copëzimi e sikurse ka ndodhur, ku ka ikur grupi Basha, Agron Shehu krijoi një subjekt të ri politik e mbase do të krijohen edhe ca të tjera. Çdo shkërmoqje e tillë është në dëm të demokracisë, zgjat kohën e Berishës në agoni, njëjtë si zoti Meta. SPAK-u për këto dy persona nuk ka nevojë për hetime pasi e ka gjithçka gati. Por kush dënohet e kush thirret në SPAK, është si një lojë fëmijësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related