SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar ditën e djeshme pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e Partisë Demokratike të Sali Berishës. Në një reagim ekskluziv për gazetën  amerikanët i kanë dhënë një “shuplakë” të fortë Berishës, dhe gjithë atyre që i shkojnë pas “non-gratës” se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarit nga SHBA, ku në këtë rast përfshihet edhe Argita Malltezi.  “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, deklaron Ambasada. Ky reagim “bombastik” paralajmëron PD se nëse mbështesin Sali Berishën dhe Argita Malltezin do të përballen me sanksione.

PD e gjitha “non-grata”

Por nënteksti i reagimi të ambasadës amerikane për gazetën është i qartë si për Sali Berishën edhe për grupimin e tij: Mjaft luajtët me dy porta, ose me ne ose me atë që ne e kemi shpallur simbol të korrupsionit dhe minimit të demokracisë shqiptare! Qëndrimi për Berishën u përforcua, pasi fati i tij i zi është vulosur me kohë në SHBA. Ky nuk është i vetmi paralajmërim për PD që tashmë përfundoi sërish në duart e Berishës pas vendimit të Apelit. Më 20 maj të 2024, zëvendës ndihmës sekretarit amerikan Gabriel Eskobar, tha se shpreson që në krye të PD-së mos vihet dikush që u kujton kohët e këqija. Gjithashtu, në 10 nëntor 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, paralajmëroi ndërprerjen e raporteve të SHBA-ve me PD nëse Sali Berisha rikthehet në krye të partisë. Mesazhi i Kim nënkupton se rikthimi i Berishës do ta bënte të gjithë PD-në “non-grata” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja theksoi se kjo ishte një politikë që ndjek SHBA në mbarë botën. “Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi asokohe Kim.

“Izolimi” i Berishës

Gjithashtu dhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ishte mjaft i prerë dhe i qartë në 10 janar 2021, kur theksoi se PD-ja do të ketë pasoja nëse zgjedh në krye të saj një perona të shpallur “non-grata”. “Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata”, tha Escobar. Qëndrimi konfirmon se paralajmërimet për pasojat që do të ketë PD nëse Berisha rikthehet në krye të saj, janë qëndrime të qeverisë amerikane dhe jo një pozicion personal i Yuri Kim, siç pretendon Berisha. Mesazhi i Escobar u përforcua 5 ditë më pas nga ambasadorja Yuri Kim. “Nëse do të ndodhte kjo, do të kishte pasoja. Pra, nuk ju themi për kë të votoni, por mendojmë se duhet të merrni vendime të informuara. Në këtë kuptim, kemi bërë shumë të qartë që nëse Partia Demokratike apo cilado parti drejtohet nga dikush, përfaqësohet nga dikush që është përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, atëherë nuk mund të presësh një marrëdhënie normale. Kaq bëmë, ofruam informacion”, tha Kim. Në 27 janar 2022, Gabriel Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës dhe PD-së, teksa tha se asnjë person ‘non grata’ s’mund të jetë fytyra e PD. “Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, ka pohuar Gabriel Eskobar. Ndërkaq, në 12 janar 2022, sërish Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës, ndërsa dënoi tentativën për të pushtuar me dhunë PD-në. Zyrtari i lartë amerikan tha se jo çdo anëtar i PD-së është aleat i SHBA-ve. “Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjeke për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i PD është i partner i rëndësishëm i joni tani”. Gjithashtu dhe përpara zgjedhjeve të 14 majit, Escobar, në një intervistë duke folur për “zjarrvënësin” Berisha, paralajmëroj, edhe “fijet e shkrepëses” që ai përdor. Po ashtu dhe në 21 shtator të këtij viti, Ambasada e SHBA në Tiranë theksoi për një media vendase se nuk është roli i ambasadës së të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike, por në të njëjtën kohë sqarojnë se qëndrimi i tyre karshi “non-gratave” nuk ka ndryshuar. Thënë troç amerikanët dhe mbështetja e tyre për Shqipërinë është një tregues i qartë se ata nuk lejojnë që drejtësia dhe demokracia në vendin tonë të “hidhen në erë” nga individë të sanksionuar nga SHBA, sikundër është Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga Sekretari Antony Blinken. “Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkroi në rrjetet sociale Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në 19 maj të vitit 2021.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related