Pas humbje së vulës, deputetët tradhtojnë Lulzim Bashën, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano bashkohet me grupin e Sali Berishës

Data

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës, kanë ardhur reagimet e parë nga radhët e deputetëve, të cilit janë pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, i cili drejtonte PD-në zyrtare deri pak ditë më parë, por që tani kanë dalë nga rreshti si tradhtarë. Kështu deputeti Kreshnik Çollaku në një postim në rrjetet sociale theksoi dje se ka qenë dhe do mbetet deputet i PD-së, dukë nënkuptuar bashkim me Sali Berishën. “Unë jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike”, shkruan Çollaku. Ndërkohë pas Çollakut, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Eralda Bano, e cila po ashtu do të qëndrojë të Partisë Demokratike zyrtare. Deputetja e PD në qarkun e Fierit, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka deklaruar ka marrë vendimin politik për të mbetur deputete e Partisë Demokratike. “Të dashur qytetarë, Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim. Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Bano.

Lulzim Basha vendos sot fatin e tij politik

Ndërkohë mësohet se Lulzim Basha i la 2 ditë afat vetes dhe mbështetësve të tij dhe sot në orën 14:00 do të zhvillojë takimin që pritet të vulosë fatin e tij politik, pas humbjes së vulës së Partisë Demokratike të martën në Gjykatën e Apelit. Basha po shqyrton të gjitha mundësitë, por anëtarët e Kryesisë që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore në grupimin e tij, e kanë këshilluar të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë. Mundësia më e madhe është krijimi i një partie të re, por vendimi sot do të merret bazuar mbi situatën e anëtarësisë dhe rrjedhjet drejt Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, pas kalimit të vulës nga Basha te ish kryeministri nën arrest shtëpie. Këto rrjedhje kanë nisur edhe në radhët e deputetëve pasi në vetëm 2 ditë, 2 deputetë të PD, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Tase Bane, nga 11 që e përkrahin, nënkuptuan divorcin me Bashën. Nga ana tjetër deputetja Flutura Açka përforcoi qëndrimin-pro Basha, duke thënë se aleat do të zgjedhë SPAK. “Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është pra, partia ime”, shkruaji Açka duke nënkuptuar idenë e një partie të re. Vetë Basha e ka pranuar tashmë “humbjen”. Në të gjitha rrjetet sociale ai e ka hequr statusin “Kryetar i PD”, ndërsa gazeta “SOT” ka mësuar se përgjatë këtyre dy ditëve ish kryetari i PD ka patur komunikime edhe me përfaqësues ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related