U dhunua barbarisht mëngjesin e kësaj të enjte, ja kush është punonjësi i bashkisë që përfundoi në spital si pasojë e goditjeve me leva (Emri)

Data

Një punonjësi i bashkisë së Shkodrës raportohet se është dhunuar ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.

Më tej bëhet me dije 49-vjeçari i dhunuar ka marrë dëmtime fizike dhe ka përfunduar në spital. Sipas raportimeve është dhunuar Ermal Dizdari ndërsa ende nuk dihen autorët.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.      

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related