“Rruga për parlament kalon nga zemra e Sali Berishës”/ Demokrati shpërthen ashpër ndaj deputetëve të Rithemelimit: Edhe të ma shtrojnë me flori…

Data

Fatbardh Kadilli foli në një emision televiziv edhe për deputetët që i qëndrojnë afër Berishës vetëm për të siguruar karrigen e deputetit. Sipas tij edhe sikur t’ja shtronin me flori, nuk do zgjidhte rrugën e servilizmit ndaj Berishës.

Strukturat e partisë, forumet i kam shfrytëzuar. Edhe në kuvendet e Berishës kam përcjellë të njëjtin mesazh. Këto që unë them i pranojnë të gjithë në tavolinë por bëjnë llogari: S’bëhem deputet po pranova këto në televizor. Rruga për parlament kalon nga zemra e Sali Berishës, edhe të ma shtrojnë me flori nuk e pranoj këtë rrugë. Nuk kam qenë kurrë servil me të. Kam qenë këshilltar. Më ka respektuar e kam respektuar. Nuk ka pasur një fraksion sekonde raport adhurimi me të. Kjo nuk më bën mua jo opozitar, të pavlerë edhe për strukturat e partisë. Nuk më josh përballë ideve të mia.’

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related