Pas largimit të Blerina Balajt, Arqile Bollano zgjidhet kryetar i përkohshëm i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe OMONIA nisin kërcënimet

Data

Bashkia Himarë, nga dje ka në detyrë kryetarin e tretë brenda 3 muajve. Pas dorëheqjes së Blerina Balës, Këshilli Bashkiak i Himarës emëroi me 12 vota pro kryetarin e ri të bashkisë, nënkryetarin e deritanishëm Arqile Bollano. Në votim morën pjesë vetëm 12 anëtarë nga 21 të Këshillit Bashkiak, ndërsa anëtarët e opozitës lanë mbledhjen. Nënkryetari tjetër Pervin Gjikuria tha se u tërhoq nga gara gjatë debateve që po bëheshin në mbledhjen e Këshillit. Pasi u emërua nga Këshilli Bashkiak për të drejtuar Bashkinë e Himarës, Bollano u shpreh dje për mediat se është koha për të çuar përpara qytetin, i cili është përpara sezonit turistik. “Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi gjithë punën për të bërë. nuk ka vend për llafe por ka vend vetëm për punë. Kemi shumë gjëra për të bërë. Unë kam përgjegjësi të madhe dhe kjo do ta tregojë në vazhdimësi”, deklaroi Bollano. Zgjedhja e kryetarit të ri erdhi pasi më 5 qershor kryetarja e Komanduar Blerina Bala dha dorëheqjen. Ndërsa pyetjes së gazetarëve për Bollanon nëse do e përballojë presionin apo do japë dorëheqjen si paraardhësja, ju përgjigj kryetari i Këshillit Bashkiak. “Ka një eksperiencë të madhe në drejtimin e Bashkisë Himarë. Di të drejtoj bashkinë, dhe di të eci para dhe ne kemi nevojë për një kryetar që të ecim përpara. Nëse ikën (Bollano), do të bëhem unë kryetar”, u shpreh kreu i Këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj.

Reagon Beleri

Ndërkohë pas zgjedhjes së Arqile Bollanos si kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës, ka reaguar nga burgu, me anë të një deklarate për shtyp, kandidati i zgjedhur për këtë Bashki, në zgjedhjet e vitit 2023, Fredi Beleri. Ky i fundit shkruan në deklaratë se PS dhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet veglave qorre që i shërbejnë, sipas tij, forcës së pushtetit politik, konsuamuan grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës. Beleri thotë se është caktuar kryetar një i pavotuar që nuk përfaqëson askënd, sipas tij, një shërbëtor i pushtetit. Ai shton se i premton popullit të Himarës se shumë shpejt kjo bandë, sipas tij, që ka uzurpuar Bashkinë do të dalë para drejtësisë me çdo kusht. “Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nëpërmjet veglave qorre qe i shërbejnë ne mënyrë te paskrupullt dhe nëpërmjet forcës se pushtetit politik, konsuamuan grabitjen e radhës se sovranitetit te popullit te Himarës duke caktuar si “kryetar te emëruar” nje te pavotuar, nje njeri qe nuk përfaqëson askënd, nje shërbëtor te pushtetit dhe nje dështak ne administrimin e Himarës. Vendosja ne krye të Bashkisë e ndihmësit nr 1 te dështakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasuritë e Himarës, pronat e saj, ujin e saj, detin dhe vegël me te mire për te grabitur se ky lake i verbër nuk mund te gjente! Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milionë euro abuzime me tenderë, është unaza qe e mban për hunde te përzgjedhurin e Partisë ne pushtet. I premtoj popullit te Himarës se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkinë Himarë dhe abuzon çdo dite me pushtetin e pamerituar, te vjedhur dhe te sajuar nëpërmjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtësisë me çdo kusht! Falenderoj nga zemra çdo qendrestar, çdo këshilltar te ndershëm, çdo qytetar te Himarës qe po i kundërvihet autokracisë se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishëm se kurrë për te demaskuar dhe luftuar këtë kaste dhe regjim autokratik. Së bashku jemi me te forte! HIMARA JENI JU! Fredi Beleri, Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, IEVP FIER, 07/06/2024”, shkruan Bollano.

Çfarë ka ndodhur?

Prej më shumë se 2 muajsh Bashkia e Himarës, drejtohet me kryetar të komanduar për shkak se ish kryetari në detyrë Jorgo Goro dha dorëheqjen dhe është në burg, ndërkohë që edhe i zgjedhuri në maj 2023 Fredi Beleri ndodhet në qeli i dënuar me dy vite burg nga GJKKO pasi është kapur duke blerë vota në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Kryetari i emëruar këtë të premte Bollano, pritet të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës me një vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO. Nëse Beleri dënohet do të ketë zgjedhje, nëse shpallet i pafajshëm merr detyrën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related