Sekretari i PD për Marrëdhëniet me Publikun Edvin Kulluri, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar Rezolutën Antikorrupsion.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Kulluri thekson se kjo Rezolutë përmban qëllime të dyshimta, si dhe kërcënuese për institucionet e drejtësisë.
Postimi i Kullurit:
Sic ishte e kuptueshme nisma e PS per “reforma anti-korrupsiion” eshte e pakuptimte, e nxituar dhe e njeanshne!
Partia Demokratike u shpreh qarte se Rezoluta Anti-Korrupsion permban qellime te dyshimta, te paqarta dhe fatkeqesisht kercenuese per institucionet e drejtesise. Sic deshmojne qendrimet kundershtuese ndaj SPAK te Kryeministrit, nuk ekzistojne kushtet dhe arsyet per nje Rezolute te sjelle nxitimthi per votim ne Kuvendin e Shqiperise, pa u konsultuar paraprakisht me opoziten! Reformat qe kerkojne nderhyrje ne sistemin e drejtesise nuk mund te kryhen pa konsensus dhe aq me teper ne kundershtim me perceptimin publik qe e mbeshtet punen e SPAK ne shumice derrmuese sipas te gjitha sondazheve.
Rama e ka te kote qe nxit mazhorancen ndaj shumices se qytetareve qe kerkojne zbatimin e ligjit ndaj mazhorances se perfshire ne korrupsion ne te gjitha nivelet! Qendrimi i sotem i partnereve nderkombetare konfirmon se e vetmja rruge eshte konsolidimi dhe mbeshtetja pa rezerva ndaj SPAK!
