“Mund të mos shkelë fare në Tiranë”/ Media italiane zbulon prapaskenat e vizitës së Melonit në Shqipëri: Do shkojë Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës

Data

Teksa një ditë më parë u bë publike vizita e kryeministres Giorgia Meloni në Shqipëri, media italiane ANSA ka zbardhur këtë të shtunë detaje të reja nga vizita.

Sipas ANSA, në fokus të kësaj vizite është puna për ngritjen e kampeve të refugjatëve që po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës.

“Puna është ende në zhvillim e sipër, por falë javës së kulturës italiane, të mërkurën e ardhshme Giorgia Meloni do të rikthehet në Shqipëri për të vizituar dy qendrat e menaxhimit të emigrantëve të cilat nuk janë ende funksionale, por që qeveria dëshiron t’i aktivizojë sapo të jetë e mundur”.

Në shkrim thuhet se Meloni mund të mos e vizitojë Tiranën, por vetëm Shëngjinin.

“Një vizitë, e cila mund të mos prekë as Tiranën, programi është ende në përcaktim dhe që bie pak ditë para zgjedhjeve europiane, për të cilat kryeministri kërkon edhe votën e studentëve.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related