Ish-ministri plas deklaratën e fortë: Ky politikan bashkë me SHBA e BE po ndryshojnë reformën në drejtësi në mënyrë sekrete

Data

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now se komisioni i posaçëm antikorrupsion i votuar sot nga mazhoranca synon të ndryshojë reformën në drejtësi duke prekur ligje që janë votuar me 3/5.

Sipas tij, gjithçka po bëhet nga mazhoranca në fshehtësi të plotë dhe me kontributin e SHBA dhe BE.

Fatmir Xhafaj është duke e ndryshuar sot reformën në drejtësi në mënyrë sekrete dhe me kontributin e BE dhe ambasadës amerikane në mënyrë të fshehtë, ka komente mbi projektligje, skandal, turp e faqe zezë. Bëjnë ligje fshehtas për t’i bërë fakt të kryer, këta që thonë s’e prekin reformën, e kanë prekur. Këto lloj enturazhesh diplomatike i shërbejnë ligjeve të fshehta. Sot parlamenti… është dokumenti si BE ka bërë komente mbi pr.ligje, ku janë pr.ligjet? Ne s’dikemi gjë e di BE, Fatmir Xhafaj i ka bërë ato ligje, dhe komisionin e kanë bërë si ALUIZNI për të legalizuar pisllëqet që kanë bërë fshehtas, preken ligje me 3/5 dhe ne nuk e dime, deputetët nuk e dinë, i kanë bërë fshehtas”, tha Manjani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related