Rezoluta Anti-Korrupsion e miratuar me votat e mazhorancës në Kuvend, Agalliu bën paralajmërimin e fortë: Një kërcënim për vetë sistemin e drejtësisë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbër Agalliu ka deklaruar në një studio televizive se rezoluta Antikorrupsion e miratuar ditën e djeshme në Kuvend është një kërcënim për vetë sistemin e drejtësisë.

Sipas Agalliut, kryeministri Edi Rama nuk ka moral që të propagandojë luftën ndaj korrupsionit teksa pak javë më parë miratoi në Kuvend amnistinë bashkë me një pjesë të opozitës duke bërë sipas tij, që të lirohen zyrtarë të korruptuar. 0

“Nuk mund të ketë moral politik ai që amniston të dënuarit nga GJKKO të kërkohet të luftojë korrupsionin. Mazhoranca me kolegë të opozitës amnistuan rreth 110 individë të cilët ishin zyrtarë të lartë të dënuar për veprën penale të korrupsionit, për blerje dhe shitblerje të votës. Për çfarë mund të kërkojë qeveria një rezolutë kur nga ana tjetër bashkon votat me disa kolegë opozitarë për të aministuar të korruptuarit. Këtu nuk ka moral. Ndërkohë lë brenda protestuesit të cilët protestuan kundër korrupsionit dhe mbahen sot ose në qeli, ose arrest shtëpie ose shërbim prove.Ata që vodhën dhe futën duart në xhepat e shqiptarëve, kjo mazhorancë me një pjesë të opozitës i nxori jashtë. Nuk ka vend ku të rrijë”

Agalliu vuri në dukje se qeveria duhet të luftojë korrupsionin dhe të pastrojë administratën nga elementë të tillë por sipas tij, nuk ka vullnet për ta bërë këtë gjë. Madje ai shtoi se ky është një kërcënim i hapur që i bëhet drejtësisë së re se mund ta shkrijnë ashtu sicc edhe votuan unanimisht krijimin e saj në Kuvend.

“Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje për të çuar përpara drejtësisë të korruptuarit dhe të pastrojë administratën publike. Tani qeveria i thotë opozitës; hajde të luftojmë korrupsionin.

Ndërkohë që opozita s’mund të bëjë korrupsion, nuk firmos as tendera, as fonde publike.

Është qeveria që i bën ato. Nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin por ka një vullnet të mazhorancës për të bashkuar votat me një pjesë të opozitës për t’i bërë presion drejtësisë, për t’i thënë drejtësisë; ne i bashkuam votat dhe ju krijuam, ne i bashkojmë votat dhe mund t’ju shkrijmë fare. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur sepse shqiptarët kanë aleat SHBA-të dhe Bashkimin Evropian”, theksoi Agalliu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related