Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk donte që të liroheshin të burgosurit politikë në ’90, madje ka fakte dhe prova që e nxjerrin zbuluar se ai nuk e dëshironte këtë gjë, vendim ky që tregon qartë se asokohe ai mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës. Të paktën kështu mendon deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, theksoi se mbështet deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili këtë fundjavë akuzoi publikisht Berishën se në vitin 1990 s’donte të lironte të burgosurit politikë, pasi ata ishin llumi i shoqërisë. “Sali Berisha ka qenë anëtar i PPSH dhe s’ka dyshim që ai nuk e donte lirimin e të burgosurve politikë”, deklaroi deputeti Çela. Po ashtu, Muharrem Xhafa, i cili ka qenë ish-shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës. “ E dëgjova kryeministrin Edi Rama që deklaroi gjatë kësaj fundjave se: ‘Sali Berisha në 1990 s’donte të lironte të burgosurit politikë, pasi ata ishin llumi i shoqërisë’. Në dijeni time Sali Berisha ka qenë anëtar i Partisë se Punës, madje Sekretar Byroje i Partisë”, deklaroi Xhafa për gazetën “SOT”. Sakaq për këtë çështje, gazeta “SOT” bisedoi edhe me zotin Gjon Bruçi, anëtar i Sekretariatit të Komitet Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. “Saliu ka qene anëtar i PPSH dhe madje Sekretar i Byrosë se Partisë për Spitalet. Unë nuk e kam njohur as si emër, por e kam nga te tjerët. Për çështjen tjetër (për lirimin e të burgosurve) nuk kam dijeni se ai ka qene problemi, por duke qene “mashe” e Ramiz Alisë, ka mundësi qe ne ditët e para te këtë nguruar për lirimin e te burgosurve, ashtu siç nguronte dhe Ramizi. Ne nje nga mitingjet me studente ne vitin 1990, Saliu flet pozitivisht për Ramiz Alinë – shefin e tij. Me vone kur mori pushtetin (1992), iu desh ta ndërronte pllakën, sepse ne krah kishte ambasadorin Amerikan, Rajerson. Shkurt: Unë ne ate kohe nuk e kam njohur situatën, sepse nuk isha ne nomenklaturat e PP. Për te dy problemet, i sakte është Muharrem Xhafa, i cili ka qene ne qendër te problemeve”, deklaroi Bruçi.

Deklarata e Ramës

Ndërkohë kujtojmë se të shtunën që shkoi, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar të PodKastit “FLASIM”, të titulluar “Ancora Vivo”, këngëtarin Frederik Ndoci. Gjatë bisedës mes tyre, Rama e Ndoci kujtuan momentet kur të dy, atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990, e cila ishte lëvizja e parë masive për rrëzimin e sistemit komunist që mbante peng vendin për 46 vite. Rama po ashtu kujtoi se ai nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë, ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë. Por sipas Ramës, ishte ish-kryeministri Sali Berisha (atëherë pjesë e lëvizjes) që nuk pranonte, gjë që sipas tij, çoi edhe në ndarjen e tyre. “Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ‘Ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu’. Të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë: ‘Ikim se fëmija paska lindur i vdekur’”, pohoi Rama.Berisha i përgjigjet kryeministrit

Nga ana tjetër, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreu të qeverisë Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka quajtur një “shpifje të radhës”, ndërsa theksoi se të burgosurit politik u liruan për shkak të protestave dhe u anëtarësuan në PD, si edhe u zgjodhën në strukturat e saj drejtuese. “Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e radhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqipërisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokratike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik. Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilët nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja. Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të dënojnë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste”, deklaroi Berisha këtë fundjavë që shkoi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related