Plas sherri tek Rithemelimi, sulme e akuza të forta mes deputetëve për pazare, kurthe dhe njerëz të infiltruar për të dëmtuar Sali Berishën

Data

Pavarësisht se thonë se janë të bashkuar, grupi i Rithemelimit në të cilinë së fundmi është atashuar edhe “delfini” i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi është përfshirë nga sherret. Kështu deputetë të Rithemelimit (grupi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës) janë përplasur në distancë, ndërsa kanë hedhur akuza të forta në adresë të njëri-tjetrit. Deputeti i Bardhit, Saimir Korreshi ka sulmuar fort kolegun e tij të rreshtuar krah Berishës, ligjvënësin e Qarkut Fier, Luan Baçi. Por edhe ky i fundit nuk ka mbetur pas, pasi gjithashtu ka hedhur akuza të forta ndaj deputetëve të Bardhit, duke folur madje për njerëz të i infiltruar për të dëmtuar Sali Berishën. Fillimisht ishte zoti Korreshi, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive, është shprehur për Baçin se ditën është prift dhe natën hoxhë duke shtuar që dhe nuk i zë besë. “Luan Baçi, një politikan që nuk i zë besë, sepse është ditën prift natën hoxhë. S’ka mundësi që burri të jetë në darkë një gjë, dhe pastaj një gjë tjetër. E them pa teklif, është ai politikan që nuk dua të kem miqësi. Disa herë nuk i kam folur, pastaj ka tentuar disa herë, pastaj nuk i fola prapë”, deklaroi Korreshi. Pra siç duket pas sulmeve të vazhdueshme nga berishistët, edhe nga grupi i Gazment Bardhit kanë filluar kundërsulmet ndaj deputetëve të Rithemelimit. Kjo vjen pasi “bashkimit”, i cili u shit si parimor dhe për të forcuar opozitën, duket se i ka dalë përfundimisht boja.

Reagon Baçi

Ndërkohë nga ana tjetër, deputeti i Rithemelimit dje hodhi akuza të rënda ndaj “gazbardhistëve”, duke thënë “se kanë ardhur këtej për të bërë lojë me dy porta”. Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti ka qenë kritik sa i përket qëndrimit që mban një grup deputetësh brenda Rithemelimit sa i përket njohjes së strukturave që kanë dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. “Unë e kontestoj fort qëndrimin që mbajnë një pjesë e kolegëve, në momentet kur ke pranuar dhe je  bërë pjesë e strukturave të PD të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit e ke njohur këtë strukturë, e kemi njohur dhe pranuar që të gjithë që arrestimi i Berishës është politik. Atëherë është detyrë e çdo deputeti në radhë të parë të grupit të PD që të shprehet hapur në mbrojtje të kauzës së mbrojtjes së kryetarit të PD. Kjo duhet të jetë kauzë për deputetët e PD. Gjekmarkaj është shprehur hapur që është arrestim politik e ka kërkuar lirimin e Berishës, edhe Bardhi e ka njohur një gjë të tillë. Pastaj sa herë e thonë ku venë pastaj varet janë problematika të deputetëve”, deklaroi dje ai. Haptazi deputeti i Rithemelimit tha se konteston shumë qëndrime të deputetëve që i përkasin këtij fraksioni të PD. “Nuk ekziston më grupi i Bardhit dhe as Rithemelimi por një grup deputetësh të bashkuar në diversitet, dhe në diversitet shumë herë të theksuar që dhe unë i kontestoj shumë qëndrime apo veprime, por pak rëndësi ka. Secili ka gjykimin e vetë”, u shpreh ai. Po ashtu, Baçi nuk kurseu as një apel ndaj deputetëve të Bardhit, të cilëve u tha që të mos merren me intriga e kurthe për kolegët e këtij grupimi, por me punë. “PD kështu ka qenë gjithmonë nuk është parti e rreshtit. Janë të gjithë të barabartë mes të barabartëve, ndoshta ndonjëherë e kalojnë dhe etikën.  Pra është një përzgjedhje që unë nuk çuditem dhe për këto qëndrime që dalin dhe fjalët nga mbledhja. Shpesh herë dalin të deformuara për tu bërë objekt i bisedave dhe studiove televizive. Unë jo pa qëllim kam refuzuar që ti bëj objekt të studiove, mos të zë kolegët e mi me gojë. Por fenomenin e kam denoncuar dhe do të vazhdoj ta denoncoj. Ju bëj thirrje kolegëve që për hatër të demokratëve të respektojnë votën e demokratëve të merren me punë dhe jo me goditje nën brez shpife apo intriga, kurthe me kolegët deputetë të forcës së vetë politike. Shpifjet intrigat dhe skuthllëqet nuk duhen përdorur as me kundërshtarin”, nënvizoi Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related