Ilir Meta fton në “ring” Altin Dumanin pas marrjes si i pandehur dhe në pyetje nga SPAK

Data

Pas marrjes si i pandehur dhe në pyetje nga Prokurorët Specialë të SPAK si i dyshuar në disa afera korruptive e kriminale, presidenti i Partisë së Lirisë, duket se është trimëruar, teksa ka ftuara në ring, pra në duel boksi drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Duman. Në një intervistë nga ambientet e palestrës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i është shmangur pyetje lidhur me jetën politike. I pyetur se si është të stërvitet nën stresin e raportimeve se ndodhet nën hetim nga drejtësia, Meta u shpreh se “ka 300 vjet që është nëpër hetime” dhe nuk përjeton “asnjë lloj stresi”. Ai tha , se stresi i vetëm që ka është në raport me detyrimet që ka ndaj njerëzve dhe largimi i shqiptarëve nga vendi. Meta u pyet po ashtu nëse ka pasur një ballafaqim me kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, për të cilin nuk i ka kursyer cilësimet në deklaratat e disa javëve më parë. Ai theksoi se nuk ka pasur arsye për një ballafaqim me kreun e SPAK, por shtoi se “nëse ai merret me sport, boks apo mundje, garat sportive janë të mira për të gjithë”. Ndërkohë Meta u shpreh se me aktivitetet sportive të cilat i ka reklamuar gjerësisht muajt e fundit ai dëshiron të japë mesazhin për mbrojtjen e shëndetit përmes sportit. Ai zbuloi po ashtu se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka qenë një nga nxitëset që ai të futej në palestër. Si duket ka harru akuzat se në PL kishte laraska dhe tradhtare. “Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin për mbrojtjen e shëndetit nëpërmjet sportit Garat na ndihmojnë te gjithëve. Pa stërvitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene një nga nxitëset qe unë te merresha me palestër. Ne duhet t’i motivojmë te rinjtë te merren me sport. Me pëlqen qe shoh shume njerëz qe merren me sport dhe stërviten ne palestër. Po bej gjithçka qe te motivoj te rinjtë te merren me sport”, nënvizoi Meta këtë fundjavë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related