A do i kërcënohet jeta kryeministrit Rama neser në Athinë, a do ketë incidente , kush po i organizon,çfare pritet të ndollë,

Data

Firmoset marrëveshja mes qeverisë dhe stadiumit ku do zhvillohet takimi i Ramës në Athinë, kryeministri do shoqërohet me makinë të blinduar

Është firmosur përfundimisht marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës në cilën do të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën. Top Channel mundi të sigurojë ekskluzivisht një kopje të kontratës, e cila u firmos mes palëve. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin. Vlen të përmendet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i zotit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë. Edhe pse takimi i zotit Rama është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama, por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në Athinë. Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “Bmw” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie. Zoti Rama do të mbërrijë në Athinë mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në partinë socialiste. Më herët gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama konfirmoi vendin dhe datën e takimit në sallën “Christmas Theatre” të stadiumit Galatsi të Athinës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related