Vijon “pazari” mes PS dhe Rithemelimit, Rama dhe Çuçi nuk thirren si dëshmitarë për skandalin e TIMS në komisionin hetimor, çeta anti-amerikane miraton planin e socialistëve

Data

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS u mblodh ditën e djeshme, ndërkohë në fund Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë treguar se kanë Pazar me njëra-tjetrën. Gjatë 4 orëve diskutime, mazhoranca akuzoi opozitën se po përdorin ekspertët për qëllime politike, duke mos i lënë ata të bëjnë punën në mënyrë të pavarur. Megjithatë pas më shumë se 4 orësh debatesh, Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, më në fund miratoi me votat e të dyja palëve planin e hetimit, të propozuar ekspertja e Partisë Socialiste Vjosa Bodo. Ndërkohë në listën e dëshmitarëve që do të thirren nuk janë kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, sikundër kërkonte më herët Rithemelimi. Por ky pakt i arritur mes tyre, tregon se pavarësisht përplasjeve dhe zhurmës që bëjnë nëpër media dhe Komisione Hetimore, tani më duket qartë se të dyja palët (PS dhe Rithemelimi) janë bashkë dhe po ndihmojnë njëra-tjetrën, me veprimet apo mos veprimet e tyre.

Debatet

Më herët gjatë mbledhjes dje, anëtarët e PS kanë pretenduar se kryetari i komisionit për të dhënat e sistemit TIMS Ervin Salianji po ndërpret ekspertët qëllimisht teksa pritet të prezantohet plani i hetimit. Lefter Gështenja kërkoi që të ishte vetëm një plan hetimi nga 4 ekspertët, ndërsa Xhemal Qefalia tha se duhet t’u lihet kohë ekspertëve që të bien dakord për një plan të përbashkët hetimor.

Asllan Dogjani: Çfarë plan hetimi kanë bërë ekspertët për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Ekspertët nuk duhet ta censurojnë hetimin.

Toni Gogu: Bëni pak durim, keni pritur 10 vjet, pse prisni dhe 5 të tjera çfarë problemi ka

Lefter Gështenja: Gogu kërkon respektimin e ligjit por vetë nuk dëshiron që ta respektojë. Ekspertët i kanë bërë gjetjet me shkrim. Gjë që ne nuk e kemi. Nëse ju zoti Gogu e keni, na e thoni se ne nuk e kemi. Ekspertët ligjorë nuk lejohen që të bëjnë deklarata politike. Mendoj se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike, por të kartë të kishin një qëndrim, ose të na thonë se cilët janë qëndrimet.

Xhemal Qefalia: E keni maninë që flisni para. Duhet të dakordësohemi me të gjithë që kemi vetëm një raport.  Ne i kemi të 4 ekspertët përballë. Këto ekspertë janë dakordësuar për planin e hetimit apo jo? Nëse jo t’u japim kohë ekspertëve që të kemi një plan hetimor. Mos të ndalemi duke shfrytëzuar të drejtën që keni si kryetar i komisionit për të ndërprerë ekspertët. Mos bëni diversion, njëri nga ekspertët nuk qenka dakord dhe tre të tjerët i bëtë ju bashkë. Pyetja për 4 ekspertët jeni mbledhur për të diskutuar një plan hetimor?

Ervin Salianji: Edhe nga zona juaj thonë; mos të vimë si kali në lëmë. A doni të vazhdohet të lexohet me këtë plan?  Ekspertët kanë rënë dakord në një pjesë të rëndësishme. Nëse vazhdon i njëjti plan ta lexojnë. Ta lëmë ta lexojë secili prej ekspertëve planin e hetimit, ta shikoni nëse ka diferencë ose jo.

Lista

Ndërkohë në komision pritet të dëshmojnë ministri Taulant Balla, ish-drejtori Ardi Veliu dhe emra të tjerë. Dëshmitarët:

1.      Ministri i Brendshëm Taulant Balla

2.      Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku

3.      Drejtori i AMP, Florian Sulejmani

4.      Ish-drejtori i AMP Ardi Veliu

5.      Saimir Boshnjaku

6.      Zef Laska

7.      Neritan Nallbati

8.      Dorjan Tola

9.      Ervina Gjana

10.  Besjon Tanuzi

11.  Enri Ndoni

12.  Ardit Muca

13.  Besnik Dervishi

14.  Vlora Hyseni

Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related