Mitsotakis reagon për takimin e Ramës në Athinë dhe sulmon KE: Zgjedhje e panevojshme, nuk vjen si i ftuar i qeverisë, rasti ‘Beleri’ çështje europiane

Data

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur dje je mbi takimin që pritet të mbajë kryeministri Edi Rama më 12 maj me emigrantët shqiptarë në Athinë. Në një intervistë të dhënë për mediat greke, Mitsotakis tha se Rama nuk është i ftuari i qeverisë, ndërsa ka shtuar se ky takim është një zgjedhje e tij dhe nuk e pengojnë të zhvillojë këtë takim. Por, kryeministri grek thotë se kjo është një zgjedhje e panevojshme, ndërsa është ndaluar edhe në çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, në burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. “Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare. Nuk e pengojmë tubimin e Ramës, as e ndihmojmë”, ka sqaruar ai, ndërsa shtoi se çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe. Reagimi i Mitsotakis vjen pasi kryeministri Rama ka njoftuar turin me diasporën, turi i cili do të nisë fillimisht nga Athina më 12 maj. Ndërsa më 26 maj Rama do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe më 16 qershor në Dyseldorf.

Takimi i Ramës me emigrantët në Greqi, SYRIZA: Veprim provokues

Sakaq, takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë ne Athinë ka nxitur reagime të tjera dje në Greqi. I ashpër ka qenë qëndrimi i partisë opozitare SYRIZA, e cila e quan provokim vizitën e Ramës pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ndërsa për këtë ai akuzon edhe qeverinë e Kyriakos Mitsotakis. SYRIZA akuzon Mitsotakis se e përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake dhe se politika e jashtme e Mitsotakis është e rrezikshme për interesat kombëtare. “Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis. Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit. Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”, thuhet në reagimin e partisë opozitare SYRIZA.

Reagon Rama

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotaksi, i cili edhe pse shprehu rezerva mbi vizitën e 12 majit, tha se nuk e ndalon dot takimin e 12 majit. Rama ka reaguar në rrjetet sociale, ku sulmon opozitën greke, teksa shprehet se ai do të udhëtojë në Athinë jo për të ndërhyrë te zgjedhjet evropiane, por për të takuar bashkatdhetarët shqiptarë. “Është mjaft befasuese të dëgjosh deklaratat e opozitës greke, ndërkohë që mund ta kuptoj plotësisht perspektivën e përcjellë nga kryeministri grek. Kontrasti i fortë në pikëpamjet për të njëjtën çështje hedh dritë mbi arsyen pse disa janë në opozitë, ndërsa të tjerëve u është besuar qeverisja nga populli. Megjithatë, siç theksoi me të drejtë kryeministri Mitsotakis, Greqia mbetet një vend demokratik ku liderë nga vende të tjera demokratike mund të vizitojnë, të takohen me bashkatdhetarët e tyre dhe t’i lavdërojnë ata për punën e tyre të palodhur dhe kontributet e çmuara që ata japin jo vetëm për vendin ku ata jetojnë, por edhe në atdheun e tyre. Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në axhendën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë është pjesë e një serie vizitash të planifikuar prej kohësh në disa vende evropiane, përfshirë Athinën, për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe për të ndarë krenarinë e Shqipërisë për ta dhe Vision Albania 2030. Kjo ka të bëjë me vizitën time në fqinjin mik Greqinë”, shkroi kryeministri Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related