Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës dhe i kërkon të votojë nismat e PD për të mirën e qytetarëve, vetingu në politikë, heqja e imunitetit dhe amendamentet për SPAK vijat e kuqe

Data

Rezolutën e Partisë Socialiste anti-korrupsion, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur dje teksa ishte duke folur në një konferencë për mediat si një barcaletë, ndërsa fjalimin për 2 orë të kryeministrit Edi Rama një përpjekje për të mbuluar të vërtetën. Nëse do vërtetë ato që thotë, Basha e fton mazhorancën të votojë propozimet e tij për veting politikës, heqjen e imuniteteve dhe amendamentet e PD për SPAK, etj. “Ajo që duhet të kalojmë në Parlament është vetingu për politikanët kryesorë në vend, rezoluta antikorrupsion e Ramës është qesharake. Nëse ka një grimcë reflektimi nga Rama, ai ua ka borxh shqiptarëve, jo opozitës. Jo vjersha e fjalë pa fund, por duhen konkretizuar nismat, sidomos ajo e vetingut. Kjo është përgjigja e PD. Unë flas për thelbin e çështjes dhe përgjigja e PD flet vetë. Unë nuk hyj në spekulime”, deklaroi ai. Po ashtu, kryetari i PD-së Lulzim Basha theksoi se kjo është qesharake. Ai tha se Parlamenti duhet të kalojë ligjin për vetingun e politikanëve, që 200 politikanët më të rëndësishëm të vendit të kalojnë procesin e vetingut. “Pasi janë kapur në flagrantë në dhjetëra afera, papritur na ofrojnë rezolutë për të luftuar korrupsionin. Kjo rezulutë është si barcaletë. Në kullat e Tiranës dhe rezortet e bregdetit pastrojnë para. Paratë pastrohen edhe jashtë vendit. Rezoluta nuk do të ofrojë asgjë për të ofruar këtë rendje marramendëse drejt pasurimit të paligjshëm. SPAK nuk do të ekzistonte, nëse nuk do të kishim këtë korrupsion kaq të lartë. Qeveria ka shkatërruar shpresën e shqiptarëve për të ndërtuar jetë normale. Rama erdhi në pushtet duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, ndërsa sot Shqipëria është zhytur në korrupsion tepër të madh. Qeveria të votojë ligjin për vetingun për politikanët. 200 politikanët kryesorë të vendit të vihen në veting, të hetohen kontaktet e tyre dhe pasuria”, u shpreh ai.

Takimi i Ramës, shoë

Ndërkohë takimin e shefit të qeverisë me të vetët, që kryedemokrati e ndoqi me vëmendje në selinë e PD zyrtare, vetëm pak metra larg Kryesisë së Kuvendit, ku Rama zhvillonte mbledhjen, Basha e quajti shou. “Dy orë për të justifikuar gjendjen e qeverisjes. Dy orë për t’i mbushur mendjen shqiptarëve, se pas 11 vite qeverisje ekonomia e tyre, kostoja e jetesës, shanset për punësim të rinisë, rrogat e ulëta, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë së premtuar falas dhe përgjysmimi i vendit në këto 11 vite, nuk janë përgjegjësi as e Edi Ramës, as qeverisë së tij. Dy orë për t’i mbushur mendjen vetes dhe atyre që e rrethonin se radha e gjatë e bashkëpunëtorëve që ndodhen sot në qelitë e SPAK-ut, në kërkim ndërkombëtar për korrupsion apo nën hetim për vjedhjet qindra milionë euroshe, nuk janë përgjegjësi as e kryeministrit, as e qeverisë. Nga ajo që çdokush tashmë e di dhe e thotë: peshku qelbet nga koka. Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin”, tha ai.

Tenderua dhe korrupsioni

Një koment, e dha edhe për nismën përmes së cilës Rama synon t’i heqë nga duart tenderat ministrave. “Edi Rama shfajësohet duke thënë që denoncimi i tij nuk mund të jetë detyrë kryesore e shtetit. Nuk mund të jetë detyrë kryesore e tij apo e ministrave të tij. Sepse këta nuk paskan të drejtën të ndërhynë në procedura për të luftuar korrupsionin. Në fakt e kundërta është e vërtetë, nuk ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin, për ministrat sesa të luftojnë korrupsionin. Nuk ka detyrë më të rëndësishme se të denoncojnë çdo aferë apo çdo dyshim për aferë në institucionet e ligjzbatimit. Kjo është A-ja e politikëbërjes në një shtet normal”, nënvizoi Basha. Sakaq si shembujt e korrupsionit në qeverinë Rama, Basha përmendi ish ministrat Tahiri, Krifca e Beqaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related