Çifti i të moshuarve gjendet i vdekur dhe me shenja dhune në trup! Pyeten katër persona, dyshime edhe për vrasje! Gjendet dhe një levë

Data

Një ngjarje e rëndë u shënua dje (2 maj 2024) në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Ka qenë ora 08:00 kur fqinjët kanë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup, çiftin e të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. Pasdite u mësua se policia shoqëroi katër persona, mes tyre tre banorë të fshatit dhe një bari të cilët dyshohen se kanë dijeni për krimin brutal.  Gjithashtu është gjetur dhe leva e cila besohet se është arma me të cilin është kryer krimi. “Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive”, tha policia. Dy të moshuarve u janë gjetur dhe 260 euro. Deri më tani dy janë pistat e hetimit, njëra për konflikt mes të moshuarve, si edhe ajo e vrasjes.  Ka qenë një telefonate nga Greqia te një nga komshinjtë e çiftit që ka zbuluar ngjarjen tragjike. Ka qenë e motra e Kleoniqit që u bë merak për të pasi dje në darke nuk kishin folur sikur bënin gjithmonë. Kjo ngjalli dyshime te ajo se diçka do kishte ndodhur. Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune. Fqinjët thonë se mes çiftit ka pasur debate verbale por jo më shumë. Ata jetonin të vetëm pa fëmijë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related