Raste që turpërojnë të gjithë politikën”, Bardhi ndalon pranë gazetarëve në protestën kundër sulmeve ndaj medias: Liria e shtypi, një nga shtyllat e demokracisë

Data

Deputeti i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka folur lidhur me protestën që po mbajnë gazetrët para hyrjes së Kuvendit. Protesta po zhvillohet si një mesazh ndaj politikës, kundër sulmeve ndaj punonjësve të medias. Lidhur me këtë Bardhi tha se tha se këto raste turpërojnë të gjithë politikën, jo vetëm ata që i kryen.

“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypi është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën. Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related