Sot jemi shume here me te varfer,sepse per kete qellim punuan te gjithe ata qe uzurpuan pushtetin pas 90-tes! Ne 1991 besuam se ne Shqiperi do ndertohej nje shtet demokratik dhe ligjor, vendi do kishte zhvillim dhe do rritej mireqenia e te gjithe shqiptareve,do te kishim arsim,shendetesi,drejtesi,art,kulture,sport etj si e gjithe Europa etj! Nuk do kishte me lufte klasash dhe shqiptaret do t’a donin njeri tjetrin si vellezer e motra etj! Per te gjitha keto,degjonim se keshtu po ndodhte edhe ne te gjithe vendet e lindjes ish komuniste duke na e rritur besimin ne te ardhmen! Ishte kjo arsyeja pse ne zgjedhjet e 1992 shumica e shqiptareve votuan per PD dhe Sali Berishen,por nuk kaluan shume kohe dhe gjithcka po kthehej permbys! Per gjithcka jemi te zhgenjyer dhe kete me shume se kushdo e verteton fakti qe me shume se 50% e shqiptareve jane larguar nga vendi! Sot jemi me te varfer,sepse kemi mbetur vetem 1.5 milion banore,por shumica e shqiptareve nuk mbushin barkun me buke,se nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor,se shqiptaret shtypen dhe shfrytezohen egersisht , sepse te gjithe ata qe uzurpuan pushtetin pas 90-tes,qe nga Sali Berisha dhe Edi Rama kurre nuk qeverisen,por SUNDUAN SI DIKTATORE TE EGER,ME NJE URREJTJE PER POPULLIN E VET! Nuk jam ne gjendje t’a kuptoj arsyen se pse vepruan si te tille : -ne se keshtu ua dhane ne dore letren me SKENARIN ANTISHQIPTAR PADRONET E TYRE, apo se NUK U DHIMBSEJ POPULLI I SHQIPTAR! Jane mijra fakte dhe miliona deshmitare qe vertetojne se te dy keta DIKTATORE jane sjelle si PUSHTUES te eger ,qe nuk u gjendet nje I ngjashem si keta ne bote! Se ne cdo lufte pushtuesi e ka shkretuar vendin qe sulmon,por qe kete t’a bejne vete politikanet dhe pushtetaret vendas gjoja ne emer te antikomunizmit fallco,kjo nuk ka ndodhur gjekundi pervecse ne Shqiperi! Te dy keta antishqiptare te eger, gjate sundimit te tyre kane vene ne jete si filozofi pushtuese, parimin e te gjithe sundimtareve kudo ne bote, nder shekuj qe permblidhet ne sloganin se, “MBAJE NJE POPULL TE VARFER SE E SUNDON LEHTE”! Dhe per t’a varferuar popullin shqiptar,qe ndonese jeton ne nje vend me pasuri prrallore, ata zbatuan 2 nga pervojat me kriminale dhe me mashtruese te perdorura kunder njerezimit sic ishin:
1- LEVIZJA CARTISTE NE ANGLI-ku puntoret e mashtruar shkaterruan makinerite e fabrikave sikur ato te ishin shkaktaret e shtypjes dhe shfrytezimit te tyre e jo sistemi politik dhe padronet e tyre! Per kete qellim,i pari Berisha organizoi hordhite e tij nen komanden e kriminelit Azem Hajdari qe i vune kazmen dhe zjarrin Shqiperise duke shkaterruar dhe grabitur te gjitha pasurite kombetare nen masken e ANTIKOMUNIZMIT FANTAZEM,qe nuk ekzistoi kurre ne Shqiperi per 34 vjet!
2- Mashtrimin qe kolonizatoret europiane iu bene indianeve te Amerikes duke iu dhuruar copa pasqyrash ne kembim te grabitjes se florinjve dhe lirise se tyre!
Keshtu veproi edhe Berisha,per te terhequr vemendjen e popullit ndaj krimeve kolosale qe po i bente vendit,duke sajuar Piramidat mashtruese Financiare me te cilat krijoi idene e gabuar ne popull se “KY QENKA KAPITALIZMI:-Fut 1 dhe merr 3 fishin edhe pa punuar duke ndejtur neper klube”! Dhe kur Berisha e konsideroi te kryer misionin e tij kriminal antikombetar dhe shpalli falimentimin e Piramidave mashtruese,atehere shqiptaret e kuptuan se ishin mashtruar,por tashme ishte vone,pavaresisht se i vune flaken shtetit dhe njeri tjetrit por nuk fituann asgje! Te gjitha keto pervoja kriminale kunder popullit shqiptar i zbatoi dhe vazhdon t’i zbatoje edhe Edi Rama,por ne forma me te sofistikuara,qe kane bere te mundur “PUSHKATIMIN” e demokracise dhe shtetit ligjor,qe eshte dukur qarte tek mos funksionimi total i SINDIKATAVE,tek sajimi prej Rames i fantazmes kriminale mashtruese te ashtuquajtur “Bashkeqeverisje me qytetaret”,tek mbeshtetja e tij e hapur e te gjitha skandaleve korruptive,tek shperdorimi kriminal i parave te qytetareve ne krijimin e PPP-ve korruptive,tek mashtrimi me fantazmen e ashtuquajtur “Rilindje urbane”, qe i ka lene te gjitha lagjet e qyteteve,sidomos lagjet periferike te Tiranes si GETO te verteta ,qe kane lene te BRAKTISUR femijet,te rinjte dhe te moshuarit! Ne se dikush do tentoje te ankohet ne bashkine e Tiranes,ndaj padrejtesive apo korrupsionit te zyrtareve te saj,me siguri ,qe do t’i “PERPLASIN ” ne fytyre deren aq sa do t’i duket sikur ne dere te jete vendosur nje tabele ku lexohet “NDALOHET HYRJA E QYTETAREVE DHE QENVE”, njelloj si dikur ne SHBA ndaj zezakeve ne kohen e KU KLUS KLANIT! Te gjitha keto kane bere te mundur lulezimin e korrupsionit dhe me e keqja eshte , qe shteti dhe qytetaret t’a shohin njeri tjetrin si ARMIQ! Ne se do duhej qe qytetaret shqiptare te kuptonin me mire se cfare krimesh na kane kryer PD dhe PS prej 34 vjetesh,kjo gje do realizohej ne se media televizive do t’u tregonte atyre realitetin ne SHBA,qe krahasuar me ketu eshte 1 mije vjet ndryshim! E po ne nuk jemi AMERIKA ,do thone sharlatanet e politikes dhe medias! Po e vertete eshte ,por kjo gje ndodh sepse ne Shqiperi kurre nuk ka patur qeveritare sic i ka patur dhe i ka AMERIKA ,qe t’u DHIMBSET POPULLI I VET! U jam drejtuar disa televizioneve shqiptare,qe “Dua t’u tregoj AMERIKEN( Michiganin),s ic nuk ua ka treguar njeri”,por asnje prej tyre nuk eshte treguar i gatshem, sepse e gjithe media shqiptare eshte ne sherbim te klases politike dhe kunder interesave te popullit shqiptar! Ne Michigan kam njohur nje shtet qe i respekton ne maksimum qytetaret e vet,njelloj sikur te jetonin ne parajse! Atje vertet eshte diplomuar kryebashkiaku Veliaj,por ai nuk ka prure ketu ASGJE NGA PERVOJA TEPER NJEREZORE E PUSHTETIT VENDOR ATJE NE SHERBIMIN NDAJ QYTETAREVE! Kam sjelle mbi 4500 foto dhe vidio prej andej,nga shumica e fushave te jetes atje per t’ua deshmuar shqiptareve se sa poshtersisht na kane sunduar ANTISHQIPTARET BERISHA DHE RAMA deri me sot! E si nuk do ishim sot pas 34 vjetesh me te varfer se ne 1991,kur ndonese kemi mbetur vetem 1.5 milion banore shumica jane grumbulluar ne Tirane,pa asnje shprese per jetese ,pa pune,strehim etj? Bile politika kriminale Rama-Veliaj i ka detyruar shqiptaret jo vetem te grumbullohen ne Tirane,por edhe brenda Tiranes kane ndjekur po ate politike SHFAROSESE qe kane ndjekur per gjithe vendin duke varferuar lagjet periferike te Tirane per te blere kush te mundet ne qendren mbushur me kulla ,qe e quajne zhvillim! Se Rama dhe Veliaj deshtimin e SUNDIMIT te tyre tentojne t’a fshehin duke ndjekur parimit antishqiptar qe te ZBUKUROJNE QYTETIN,kur duket te benin te kunderten qe te ZBUKURONIN JETESEN E QYTETAREVE! Mjafton t’u tregohet shqiptareve nga TV, se ndryshe ndodh ne Michigan,atje ku Veliaj eshte diplomuar,se jo vetem nuk tenton njeri te grumbullohet ne Detroit,si qyteti me i madh atje,por edhe kryeqytet i atij shteti me 12 milion banore nuk eshte Detroit me 600 mije banore,por Lansing,qytet me 100 mije banore,ku jane vendosur dhe funksionojne te gjithe institucionet qendrore te shtetit! Eshte njelloj sikur te ishte Elbasani kryeqytet i Shqiperise,qe me llogjiken e cmendur te pushtetareve tane kjo do ishte vetem nje enderr!
