Ish-presidenti Ilir Meta do të mbajë të shtunën Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë. Në Pallatin e Kongreseve do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Gjithë qëllimi i kësaj konvente do të jetë që Meta të përjashtojë ata që i quan agjentë të SPAK, ku bën pjesë edhe gruaja e tij Monika Kryemadhi dhe ata që i shkojnë pas. Në këtë grup bën pjesë, Braimllari dhe Elona Guri.
Zbardhet lista
Dje, kryesia e Partisë së Lirisë nxori listën me 18 emra për anëtarë të Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare. Lista kryesohet nga Edmond Haxhinasto, i cili është edhe Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar i PL më pas me radhë zv. kryetari dhe dy nënkryetarët. Emrat janë: Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar). Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë) Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë) Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete) Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet) Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun) Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI) Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike) Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI) Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë) Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë) Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë) Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz) Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit) Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas) Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë) Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë).
Sulmet ndaj SPAK
Nga ana tjetër, Meta vijoi dje me bindjen e tij se kreu i SPAK Altin Dumani, e kryeministri Edi Rama i kanë bërë oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur ndaj tij për dosjen CEZ-DIA. “E dinë të gjithë prokurorët në SPAK të gjithë ata që janë në burgun e Fierit që kanë informacionin e duhur dhje kjo s’më ka shqetësuar kurrë. Unë nuk jam politikan që mund të shantazhohet. Kam treguar respektin më të madh ndaj drejtësisë. Mund t’ju them me bindje që në momentin që Ismailaj ka pasur probleme me drejtësinë skam pasur asnjë raport për të, për shkak të pozicionit. Ai ka pasur oferta jo vetëm nga Dumani për të bërë deklarata të pavërteta në lidhje me mua. Oferta që kanë shkuar nga Dumani për llogari të Ramës, oferta nga Damiani për llogari të Ramës, oferta që kanë shkuar nga Rama”, tha Meta në një studio televizive. Gjithashtu Meta tha se Dumani dështoi me çështjen Dvorani pasi e mbylli atë çështje. ‘Së pari, unë nuk mund të ngrej problem për arsye personale, ka akuzë ndaj meje apo jo. Raporti me SPAK nuk ka qenë raport personal por institucional. Dua t’ju kutjoj disa histori të shkuara. Së pari pritej që SPAK të godiste krimin zgjedhor. Të merrej me dosjen e Shijakut, kjo nuk ndodhi. Në 2021 pritej që SPAK të luante rol të parandalonte krimet zgjedhore por nuk ndodhi. Në Elbasan përgjegjësia e SPAK është flagrante për atë vrasje që ndodhi dhe për atë personin që po vuan dënimin. Kjo ndodhi sepse SPAK injoroi denoncimet e opozitës për përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit në manipulimit të zgjedhjeve në Elbasan. Kur SPAK hoqi dorë nga hetimi i një çështjeje të rëndësishme grupet kriminale morën hov dhe patëm atë çështje që tronditi opinionin publik. Kam qenë president. Kemi patur konflikt për çështjen Dvorani. Në një shtet policesk institucioni më i rëndësishëm i bie të jetë SPAK, që kontrollohet nga Agaçi. Çfarë ndodhi? Një çështje që u çua në SPAK dhe Venezia konstatoi shpërdorimin e detyrës nga Dvorani. SPAK e mbylli çështjen duke thënë se nuk pati ndonjë gjë shumë të madhe. Një pjesë e ambasdorëve mbajtën krahun e Ramës për arsye klienteliste. Për këtë kishte përgjegjës konkret që ishte Dvorani dhe SPAK nuk ndërmori asnjë veprim”, tha Meta.
