Ka agravuar debati mes avokatit të këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj, në proces divorci, Arben Shuaipi.
Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të ballafaquar versionet e historisë, avokati i këngëtares ka deklaruar se Shuaipi kërkon që t’i marrë pasurinë, të cilën e ka pasur këngëtarja para martese.
Një gjë e tillë është mohuar nga Shuaipi i cili ka deklaruar avokati Idajet Beqiri ka çështje personale me të, pasi ky i fundit i ka 50 mijë euro borxh, dhe se e ka denoncuar në polici.
Beqiri: Sherrin më të madh e ka për pasurinë, por ajo është treguar e mençur, se ajo është shtetas gjermane, dhe ai i mori mbiemrin asaj. Pasuritë ajo i ka marrë para martese, dhe i ka thënë se ne artistët kemi frikë që martesat i bëni për pasuri. Pra çfarë kam unë i kam unë dhe pas martese i kemi bashkë
