Do t’iu dalë prej hundësh”/ Shitja e votës, Arlind Qori bën thirrjen e fortë ndaj qytetarëve: Mos e merrni 50 mijë lekëshin

Data

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, është shprehur se duhet bërë më shumë punë për të bindur qytetarët, sidomos të varfrit, për të mos e shitur votën.

Komentet Qori i bëri në një intervistë televizive, ku tha se qytetarët duhen bindur që nëse marrin 50-mijë lekëshin e shitjes së votës, do u dalë për hundësh.

Ai tha gjithashtu se duhet që edhe institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, për të penguar shit-blerjen e votës, gjë që sipas tij, deri më tani nuk e kanë bërë.

“Për aq sa mund të ketë në dorë një parti politike, ne po merremi seriozisht siç jemi marrë në zgjedhjet e kaluara lokale. Sot kemi mundësi të bindim akoma më shumë qytetarë për të na votuar. Çdo qytetar që shet votën, unë e shoh edhe si një lloj dështimi personal.

Kemi qenë jo bindës mjaftueshëm për t’i thënë që mos e merr atë 50 mijë lekëshin, sepse do të dalë prej hundësh. Është detyrë e jona që t’i bindim qytetarët, sidomos njerëzit e varfër që të mos e shesin votën. Por duhet që edhe institucionet e drejtësisë të dënojnë ata që blejnë vota. Ata nuk e kanë bërë punën përderisa vota shitet dhe blihet rëndom.

Shit-blerja e votës ndodh në errësirën e marrëdhënieve private, vjen tjetri në shtëpi dhe aty shitet dhe blihet vota. Ne në 2025 do të kemi vëzhguesit tanë, për të denoncuar çdokënd”, tha Qori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related