Inteligjenca gjermane kishte gjetur Osama bin Laden në vitin 1998, si i shpëtoi kreu i Al-Kaedas vrasjes, raporti i Bild trondit gjithë botën

Data

Inteligjenca gjermane kishte gjetur Osama bin Laden. Pas identifikimit të tij në Afganistan, më 19 gusht 1998, ata ia kaluan informacionin CIA-s, por një “agjent shtetëror mik” lajmëroi kreun e organizatës terroriste Al Kaeda, duke e bërë të pamundur eliminimin e tij. Vetëm tre vjet më vonë Al Kaeda do të godiste zemrën e Nju Jorkut në sulmin e dyfishtë që ndryshoi botën dhe mënyrën se si shihej Perëndimi, duke shkaktuar vdekjen e 2,996 njerëzve në shembjen e Kullave Binjake.Kjo u zbulua nga Shërbimi Federal i Informacionit (Bnd), agjencia e inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, dhe u raportua të dielën nga gazeta gjermane Bild, e cila në thelb rindërtoi hapat themelorë në identifikimin e Bin Ladenit, duke përgjuar komunikimet radio midis liderëve të Al Kaedës. Ky version u konfirmua nga vetë August Hanning, drejtor i Bnd nga viti 1998 deri në 2005: vite në të cilat “lufta kundër terrorizmit” vazhdonte. BND i transmetoi Shteteve të Bashkuara “koordinatat e sakta”, për kapjen ose eliminimin e Bin Ladenit. Zgjedhja ra në eliminimin e objektivit të konsideruar me vlerë të lartë nëpërmjet lëshimit të “raketave të lundrimit”. Një veprim që do të kërkonte kalimin e raketës, përmes hapësirës ajrore pakistaneze, prandaj Uashingtoni duhej të informonte homologët e tij në Islamabad për operacionin. Sipas kreut të shërbimit të inteligjencës gjermane, Bin Laden u paralajmërua për sulmin e afërt nga një “vend mik”. Në këtë mënyrë kreu i Al Kaedës do të kishte “shpëtuar për pak”. Duke u zhvendosur vetëm disa qindra metra nga objektivi i raketave që u shkatërruan. Operacioni i “prerjes së kokës” si përfundim u zhvillua më 2 maj 2011.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related