Tensionohet situata te Bashkia e Tiranës, grupi i Berishës dhe Metës hedhin molotovë, i vënë flakën godinës

Data

Rithemelimi është ngritur sërish këtë të premte  në protestë para Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe sot militantët e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë sulmuar me bojë të zezë e më pas me bomba molotov godinën e Bashkisë.

Kjo është protesta e tretë para Bashkisë, pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës

Për mbarëvajtjen e protestës kishte forca të shumta policie që krijuan një kordon të gjatë sigurie. Po ashtu, në kuadër të zhvillimit të protestës, policia ka njoftuar një bllokim të përkohshëm të trafikut në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Segmenti i rrugës që do të jetë i bllokuar është rreth Bashkisë së Tiranës në bulevardin kryesor. Policia ka rekomanduar si rrugë alternative Unazën e Madhe dhe Unazën e mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related